Raketat iraniane me të cilat thuhet të jetë furnizuar Rusia
Raportimet së fundi të mediave pretendojnë se Rusia ka marrë sisteme raketore Fath-360 nga Irani, së bashku me qindra raketa. Ja si duket ai sistem armësh dhe si mund të ndikojë në luftën në Ukrainë.

5
Një poster në Teheran tregon një raketë më të madhe nga e njëjta familje si Fath-360.
Teherani i ka mohuar raportet se me raketat e tij po furnizohet Rusia, por një ligjvënës i lartë iranian duket se e ka kundërshtuar linjën zyrtare. Më 7 shtator, Ahmad Bakhshayesh Ardestani tha për mediat iraniane:
"Ne duhet të shkëmbejmë për nevojat tona, duke përfshirë importimin e sojës dhe grurit. Një pjesë e shkëmbimit përfshin dërgimin e raketave dhe një pjesë tjetër përfshin dërgimin e dronëve ushtarakë në Rusi".

6
Një raketë iraniane e montuar në kamion lëshohet në Irak në shtator 2022.
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, më 9 shtator u tha gazetarëve se Uashingtoni ishte "jashtëzakonisht i alarmuar" nga raportet për sistemet e raketave Fath-360 që iu dorëzuan Rusisë dhe paralajmëroi për "pasoja në kuptimin e plotë", nëse raportimet konfirmoheshin.