Ndërlidhjet

Zelensky: Rusia shkatërroi infrastrukturën kritike në Herson


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia ka shkatërruar “gjithë infrastrukturën kritike” në Herson - rajonin e rimarrë nga ushtria ukrainase, javën e kaluar.

Zelensky tha se në Herson nuk ka energji elektrike, nuk ka komunikim dhe nuk ka televizion.

Trupat ruse kanë shkatërruar gjithçka qëllimisht, tha ai.

“Kjo është ajo që do të thotë flamuri rus: shkatërrim i plotë”, tha Zelensky pasi vizitoi Hersonin e çliruar, më 14 nëntor.

Çlirimi i Hersonit, të premten e kaluar, ishte një nga sukseset më të mëdha të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus.

Gjatë vizitës në Herson, Zelensky tha se çlirimi i qytetit është “fillimi i fundit të luftës”.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se rimarrja e këtij rajoni nga forcat ukrainase është një “fitore e rëndësishme”.

“Nuk mund të bëj asgjë tjetër, veçse të duartrokas guximin, vendosmërinë dhe kapacitetin e popullit ukrainas”, tha Biden.

Hersoni ka rënë nën kontrollin e forcave ruse në mars - disa javë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhrin për pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.

Pas disa referendumeve të paligjshme që ka mbajtur në shtator, Rusia e ka aneksuar atë, së bashku me tri rajone të tjera ukrainase.

Por, javëve të fundit, Ukraina ka shënuar fitore të mëdha në fushëbetejë, duke i vënë forcat ruse nën presion.

Ato janë tërhequr të premten nga Hersoni, ku më pas kanë hyrë trupat ukrainase.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG