Nxënës të shkollave të mesme në Prishtinë kanë mbajtur të martën, më 19 prill, një marsh protestues me moton “S’po shkohet në shkollë”, duke kërkuar cilësi më të mirë në arsim dhe kushte më të mira nëpër shkolla.
Nën thirrjet “Boll kemi heshtë”, “Ku janë psikologët”, “S’po shkohet n’shkollë”, “S’kam ardhë me më gjyku po me më mësu”, marshi protestues u mbajt nga sheshi “Zahir Pajaziti” e deri te sheshi para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Protesta të tilla janë paralajmëruar edhe në 28 komuna të Kosovës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
"Boll kemi heshtur"
![Pamje nga protestat e nxënësve të martën në Prishtinë.](https://gdb.rferl.org/04080000-0aff-0242-a717-08da2202f41a_w1024_q10_s.jpg)
13
Pamje nga protestat e nxënësve të martën në Prishtinë.
![Një tjetër pamje nga protesta e së martës.](https://gdb.rferl.org/04080000-0aff-0242-3224-08da22030d58_w1024_q10_s.jpg)
14
Një tjetër pamje nga protesta e së martës.
![Një nga pankartat e shumta që u panë gjatë protestës së nxënësve të shkollave të mesme në Prishtinë. ](https://gdb.rferl.org/04080000-0aff-0242-f34e-08da220319a1_w1024_q10_s.jpg)
15
Një nga pankartat e shumta që u panë gjatë protestës së nxënësve të shkollave të mesme në Prishtinë.