Protestë kundër "kulturës së përdhunimit"
Qindra qytetarë protestuan më 5 shtator në Prishtinë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Këto protesta po mbahen pas rastit të dhunimit të një 11-vjeçareje më 27 gusht në një park të Prishtinës. Qytetarët kërkuan dorëheqjen e zyrtarëve të institucioneve prokuroriale, për shkak të, siç thanë, dështimit të trajtimit të rastit. Deri më tani, për këtë rast janë arrestuar 11 persona. Protestuesit po ashtu përsëritën thirrjet e tyre për legalizimin e përdorimit të gazit irritues për vetëmbrojtje dhe krijimit të një njësie të specializuar për dhunë seksuale brenda Policisë së Kosovës.

9
Sipas organizatave joqeveritare, numri më i madh i viktimave të dhunës seksuale janë vajzat e moshës 13 deri në 16 vjeç.

10
Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime nga 2 deri në 15 vjet burgim për dhunimet dhe sulmet e tjera seksuale.

11
Protestuesit kanë thënë se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave.

12
"Jo do të thotë Jo", shkruan në trupin e një protestueseje në Prishtinë.