Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten një grevë e përgjithshme. Thirrjes së studentëve për të pezulluar punën për 24 orë iu përgjigjën institucione kulturore, avokatë, disa shkolla dhe disa qindra kompani private, si dhe u paralajmëruan edhe shëtitje proteste në Beograd.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Greva e përgjithshme mbyll dyer gjithandej Serbisë

9
Disa biznese vendosën shenja me një dorë të kuqe - një simbol i protestës që filloi pas shembjes së strehës në Novi Sad - që simbolizon mesazhin “Duart e tua janë të përgjakura”, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave.

10
Shumë bare, dyqane, librari e kinema në Beograd dhe më gjerë janë mbyllur.

11
Një nga libraritë e mbyllura në Beograd.

12
Një mesazh në derën e mbyllur të një ëmbëltoreje në Beograd.