Protesta në Iran kundër ekzekutimeve nga shteti
Video të publikuara në rrjetet sociale më 28 korrik tregojnë njerëz duke protestuar kundër ekzekutimit të dy burrave nga autoritetet iraniane, në qytetin Isfahan. Mes frikës se mund të kryhen edhe ekzekutime të tjera, protestuesit dëgjohen duke brohoritur “Pa nder! Pa nder!”, ndërsa në zonë shihen edhe forca të shtuara të sigurisë. Irani ka rritur ndjeshëm numrin e ekzekutimeve gjatë këtij viti. (Përgatitën: Valona Tela dhe Rrahman Osmani)
Përmbajtja
-
18 shtator 2026Dy trashëgimitë e Hashim Thaçit
-
16 shtator 2026Si u prit vendimi i Speciales në Kosovë?