Ndërlidhjet

“Mbrojtja” e Kosovës me maska në Beograd

Një flamur me tri ngjyrat e flamurit serb dhe atij rus rus në një protestë të krahut të djathtë në Beograd, 12 dhjetor 2022.
Një flamur me tri ngjyrat e flamurit serb dhe atij rus rus në një protestë të krahut të djathtë në Beograd, 12 dhjetor 2022.

“Aksion patriotik në Beograd lidhur me përkeqësimin e situatës në Kosovë”.
Së bashku me këtë koment, në platformën digjitale Telegram, grupi paraushtarak rus Vagner dërgoi një video të një proteste ku morën pjesë qindra protestues të krahut të djathtë në Beograd.

Siç u shpjegua në protestë, ajo u organizua mbrëmjen e 12 dhjetorit si shenjë “mbështetjeje për serbët” në Kosovë, të cilët ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët në veri të Kosovës.

Kjo protestë u organizua pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i cili akuzohet nga autoritetet kosovare se ka marrë pjesë në sulmin ndaj zyrës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Që nga atëherë, Pantiq mbahet në paraburgim.

"Rusët dhe serbët janë përgjithmonë vëllezër", thuhet në njoftimin e grupit Vagner, anëtarët e të cilit kanë luftuar në vijën e frontit në Ukrainë për Rusinë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Në fund të nëntorit, objektet e hapura së fundi nga kjo organizatë paraushtarake në Shën Petersburg janë vizituar nga Damjan Knezheviq, kreu i grupit jozyrtar të ekstremit të djathtë "Patrulla Kombëtare" nga Serbia.

Knezheviq ishte në mesin e të pranishmëve në protestën në Beograd.

Tubimi i ultranacionalistëve në Beograd në mbështetje të serbëve të Kosovës

Protestuesit marshuan nëpër Beograd më 12 dhjetor në mbështetje të serbëve të Kosovës, të cilët kanë ngritur barrikada në rrugët kryesore në veriun e Kosovës.
1/9 Protestuesit marshuan nëpër Beograd më 12 dhjetor në mbështetje të serbëve të Kosovës, të cilët kanë ngritur barrikada në rrugët kryesore në veriun e Kosovës.
Qindra mbështetës nga organizatat djathtiste dhe ultranacionaliste serbe, disa me flamuj rusë në duar, janë tubuar në qendër të Beogradit, në mbështetje të serbëve të Kosovës, për t’i kërkuar qeverisë së Serbisë të ndërhyjë në Kosovë. Protestuesit kanë valëvitur flamuj dhe kanë brohoritur “Kosova është Serbi”. Tubimi ndodhi në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Protestat u nxitën nga arrestimi i policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq, i cili ishte pjesë e dorëheqjeve në masë të serbëve, të cilët pohuan se Kosova ka shkelur marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
2/9 Protestat u nxitën nga arrestimi i policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq, i cili ishte pjesë e dorëheqjeve në masë të serbëve, të cilët pohuan se Kosova ka shkelur marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Qindra mbështetës nga organizatat djathtiste dhe ultranacionaliste serbe, disa me flamuj rusë në duar, janë tubuar në qendër të Beogradit, në mbështetje të serbëve të Kosovës, për t’i kërkuar qeverisë së Serbisë të ndërhyjë në Kosovë. Protestuesit kanë valëvitur flamuj dhe kanë brohoritur “Kosova është Serbi”. Tubimi ndodhi në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Pantiq u arrestua mbi dyshimet për terrorizëm të brendshëm, dhe u akuzua për kryerje të sulmeve ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veriun e Kosovës.
3/9 Pantiq u arrestua mbi dyshimet për terrorizëm të brendshëm, dhe u akuzua për kryerje të sulmeve ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veriun e Kosovës.
Qindra mbështetës nga organizatat djathtiste dhe ultranacionaliste serbe, disa me flamuj rusë në duar, janë tubuar në qendër të Beogradit, në mbështetje të serbëve të Kosovës, për t’i kërkuar qeverisë së Serbisë të ndërhyjë në Kosovë. Protestuesit kanë valëvitur flamuj dhe kanë brohoritur “Kosova është Serbi”. Tubimi ndodhi në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Demonstruesit duke ndezur mjete piroteknike gjatë tubimit në Beograd kundër veprimeve të autoriteteve në Kosovë.
4/9 Demonstruesit duke ndezur mjete piroteknike gjatë tubimit në Beograd kundër veprimeve të autoriteteve në Kosovë.
Qindra mbështetës nga organizatat djathtiste dhe ultranacionaliste serbe, disa me flamuj rusë në duar, janë tubuar në qendër të Beogradit, në mbështetje të serbëve të Kosovës, për t’i kërkuar qeverisë së Serbisë të ndërhyjë në Kosovë. Protestuesit kanë valëvitur flamuj dhe kanë brohoritur “Kosova është Serbi”. Tubimi ndodhi në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një protestues duke djegur një flamur të Kosovës në Beograd, më 12 dhjetor.

Shefi për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë thirrje për shtensionim të situatës edhe nga Kosova, edhe nga Serbia, përderisa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar dislokimin e trupave serbe në veriun e Kosovës, duke ngjallur frikë për një luftë të re.

5/9 Një protestues duke djegur një flamur të Kosovës në Beograd, më 12 dhjetor.

Shefi për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë thirrje për shtensionim të situatës edhe nga Kosova, edhe nga Serbia, përderisa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar dislokimin e trupave serbe në veriun e Kosovës, duke ngjallur frikë për një luftë të re.

Qindra mbështetës nga organizatat djathtiste dhe ultranacionaliste serbe, disa me flamuj rusë në duar, janë tubuar në qendër të Beogradit, në mbështetje të serbëve të Kosovës, për t’i kërkuar qeverisë së Serbisë të ndërhyjë në Kosovë. Protestuesit kanë valëvitur flamuj dhe kanë brohoritur “Kosova është Serbi”. Tubimi ndodhi në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Serbët e Kosovës bllokuan rrugën afër fshatit Rudarë, Komuna e Zveçanit, në veri të Kosovës, më 11 dhjetor.

Qeveria e Serbisë, si dhe ajo e Rusisë, refuzojnë ta njohin shtetësinë e Kosovës dhe e konsiderojnë atë pjesë të Serbisë, ndonëse Beogradi nuk ka kontroll formal atje. Gjithsej 99 nga 193 vende anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara tani e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, dhe 22 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
6/9 Serbët e Kosovës bllokuan rrugën afër fshatit Rudarë, Komuna e Zveçanit, në veri të Kosovës, më 11 dhjetor.

Qeveria e Serbisë, si dhe ajo e Rusisë, refuzojnë ta njohin shtetësinë e Kosovës dhe e konsiderojnë atë pjesë të Serbisë, ndonëse Beogradi nuk ka kontroll formal atje. Gjithsej 99 nga 193 vende anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara tani e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, dhe 22 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Qindra mbështetës nga organizatat djathtiste dhe ultranacionaliste serbe, disa me flamuj rusë në duar, janë tubuar në qendër të Beogradit, në mbështetje të serbëve të Kosovës, për t’i kërkuar qeverisë së Serbisë të ndërhyjë në Kosovë. Protestuesit kanë valëvitur flamuj dhe kanë brohoritur “Kosova është Serbi”. Tubimi ndodhi në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Paqeruajtësit e NATO-s nga Gjermania duke ecur para një bllokade rrugore të ngritur nga serbët e Kosovës në Rudarë, më 12 dhjetor.
7/9 Paqeruajtësit e NATO-s nga Gjermania duke ecur para një bllokade rrugore të ngritur nga serbët e Kosovës në Rudarë, më 12 dhjetor.
Qindra mbështetës nga organizatat djathtiste dhe ultranacionaliste serbe, disa me flamuj rusë në duar, janë tubuar në qendër të Beogradit, në mbështetje të serbëve të Kosovës, për t’i kërkuar qeverisë së Serbisë të ndërhyjë në Kosovë. Protestuesit kanë valëvitur flamuj dhe kanë brohoritur “Kosova është Serbi”. Tubimi ndodhi në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Kamionë të rëndë duke bllokuar rrugën afër fshatit Rudarë, në veriun e Kosovës, më 12 dhjetor.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë ndërmjetësuar në negociatat e parapara për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës që nga viti 2012.
8/9 Kamionë të rëndë duke bllokuar rrugën afër fshatit Rudarë, në veriun e Kosovës, më 12 dhjetor.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë ndërmjetësuar në negociatat e parapara për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës që nga viti 2012.
Qindra mbështetës nga organizatat djathtiste dhe ultranacionaliste serbe, disa me flamuj rusë në duar, janë tubuar në qendër të Beogradit, në mbështetje të serbëve të Kosovës, për t’i kërkuar qeverisë së Serbisë të ndërhyjë në Kosovë. Protestuesit kanë valëvitur flamuj dhe kanë brohoritur “Kosova është Serbi”. Tubimi ndodhi në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Serbët e Kosovës duke u ngrohur, afër fshatit Rudarë, më 13 dhjetor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 13 dhjetor se Prishtina do të dorëzojë këtë javë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një proces që pritet të zgjasë me vite, nëse jo dekada, dhe i cili varet nga normalizimi i raporteve me Serbinë.
9/9 Serbët e Kosovës duke u ngrohur, afër fshatit Rudarë, më 13 dhjetor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 13 dhjetor se Prishtina do të dorëzojë këtë javë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një proces që pritet të zgjasë me vite, nëse jo dekada, dhe i cili varet nga normalizimi i raporteve me Serbinë.
Qindra mbështetës nga organizatat djathtiste dhe ultranacionaliste serbe, disa me flamuj rusë në duar, janë tubuar në qendër të Beogradit, në mbështetje të serbëve të Kosovës, për t’i kërkuar qeverisë së Serbisë të ndërhyjë në Kosovë. Protestuesit kanë valëvitur flamuj dhe kanë brohoritur “Kosova është Serbi”. Tubimi ndodhi në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide

Mbështetja e ekstremistëve rusë

Përveç Vagner-it, organizata e Knezheviqit është e lidhur edhe me lëvizjen RUSOV, një grup tjetër i ekstremit të djathtë nga Rusia, anëtarët e të cilit gjithashtu marrin pjesë në luftën në Ukrainë.

Andrej Rodionov, themeluesi i kësaj organizate, emri i plotë i së cilës është Lëvizja Ndërkombëtare "Bashkimi dhe Rilindja Ruso-Sllave - RUSOV", në kanalin e tij në Telegram ndër të tjera ka shkruar se "rusët do t'u vijnë në ndihmë vëllezërve të tyre serbë" në momentin kur "vërtet vjen koha që serbët ta rikthejnë tokën e tyre të shenjtë të Kosovës dhe Metohisë".

Në të njëjtin postim, ai vlerësoi se situata aktuale në Kosovë “nuk do të eskalojë në konflikt të armatosur, por kjo vlen vetëm për tani”.

Njoftimi i tij u transmetua nga "Patrulla Kombëtare" e Knezheviqit në kanalin e saj.

Andrey Rodionov (majtas) në një njoftim të transmetuar nga "Patrulla e Popullit"
Andrey Rodionov (majtas) në një njoftim të transmetuar nga "Patrulla e Popullit"

Në vitet e fundit, Rodionov e ka vizituar disa herë Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Siç shihet në rrjetet e tij sociale, në nëntor të vitit të kaluar, së bashku me Damjan Knezheviqin, ai e shënoi në Beograd 100-vjetorin e eksodit të monarkistëve rusë nga Rusia pas Revolucionit të Tetorit.

Më parë, Knezheviq kishte qenë mysafir i Andrej Rodionovit në Moskë, në maj të vitit të kaluar.

Që nga fillimi i konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës në vitin 2014, lëvizja e udhëhequr nga Rodionovi i ka mbështetur veprimet e separatistëve pro-rusë dhe RUSOV-i publikon pothuajse çdo ditë në kanalin e vet në Telegram foto të ushtarëve që mbajnë emblemën e kësaj organizate.

Disa prej tyre kanë në mëngë edhe stemën e formacionit paraushtarak mercenar Vagner, për të cilin kanë luftuar edhe qytetarë të Serbisë.

Pas vizitës në qendrën Vagner në Shën Petersburg, Damjan Knezheviq tha për Radion Evropa e Lirë se qëllimi i vizitës së tij ishte "të sigurojë mbështetje në rast të një konflikti në Kosovë".

Pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës ka folur edhe kryetari i partisë joparlamentare, e Djathta Serbe, Misha Vaciq. Natën mes 11 dhe 12 dhjetorit, ai postoi një foto në Twitter ku shihej një grup i personave të maskuar në qendër të Beogradit duke mbajtur një pankartë me mesazhin "Prisni, vëllezër, do të zbresim së shpejti, që të mund ta shohin sërish se sa kanë frikë nga serbët”.

Vaciq e ka shoqëruar foton me fjalët:

"Beogradi sonte. Përveç kolegëve të mi nga e Djathta Serbe (nga 40 qytete), mësojmë se qindra të rinj janë të gatshëm të nisen menjëherë për në Kosovë nëse fillon dhuna ndaj njerëzve në barrikada".

Rikujtojmë se edhe Vaciq e ka mbështetur pushtimin rus të Ukrainës dhe ndoqi referendumin për bashkimin me Rusinë si vëzhgues ndërkombëtar – referendum i cili u mbajt në shtator, në rajonet e shkëputura dhe të pushtuara të Ukrainës.

Postimi i Vaciqit në Twitter
Postimi i Vaciqit në Twitter

Rreziqet e grupeve ekstremiste

Lidhjet e organizatave ruse të krahut të djathtë me grupe ekstremiste nga Serbia, Mali i Zi dhe entitetet e Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë kanë nisur vite më parë, thotë Hikmet Karçiq, bashkëpunëtor hulumtues i Institutit për Hulumtimin e Krimeve Kundër Njerëzimit dhe të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Sarajevës.

“Është vetëm një nga format e politikave zyrtare të Rusisë ndaj Serbisë”, thotë Karçiq.

Ai shton se individët dhe organizatat ekstremiste ruse ofruan mbështetje për njësitë serbe gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë viteve 1992-1995.

“Pra, mbështetja e grupit paraushtarak Vagner dhe grupeve të tjera të ngjashme në këtë rast paraqet rrezik të madh”, thotë Karçiq.

Karçiq: Lidhjet afatgjata të organizatave ruse të djathtë me grupe nga Serbia, Mali i Zi dhe etniteteve nga Bosnja dhe Hercegovina.
Karçiq: Lidhjet afatgjata të organizatave ruse të djathtë me grupe nga Serbia, Mali i Zi dhe etniteteve nga Bosnja dhe Hercegovina.

Në anën tjetër, shton ai, grupet ekstremiste lokale përdoren nga vetë shteti i Serbisë si “instrumente parashtetërore” për “punë të pista” të ndryshme.

“Në vend që MPB-ja, ushtria apo shërbimet e sigurisë të bëjnë gjëra të tilla, janë këto grupe ekstremiste të vogla, me prapavijë ideologjike që mund të bëjnë punë të pista për shtetin, siç bënë të ashtuquajturat formacionet paramilitare gjatë gjithë kohës së ish-Jugosllavisë”, thotë Karçiq.

“Këto grupe mund të mos jenë numerikisht të mëdha, por pa asnjë dyshim janë mjaftueshëm të forta për të ngjallur frikë te popullata, por edhe për të nisur procese që mund të korrespondojnë me politikën shtetërore edhe të Rusisë, edhe të Serbisë”.

Radio Evropa e Lirë i dërgoi një pyetje Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Kosovës nëse ata kishin vërejtur praninë e grupeve ultra të djathta nga Serbia në veri, por nuk ka marrë përgjigje deri në kohën e publikimit të artikullit.
Përgjigje nuk kanë dhënë as nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilës REL-i i ka dërguar pyetje se a i përcjellin kontaktet e të djathtëve rusë dhe serbë dhe nëse e cilësojnë si problematik njoftimin e grupeve ekstremiste nga Serbia se anëtarët e tyre janë të gatshëm për të shkuar në veri të Kosovës.

Pse u mbajt protesta?

Protesta në Beograd, 12 dhjetor 2022.
Protesta në Beograd, 12 dhjetor 2022.

Një turmë me njerëz kryesisht të rinj, kryesisht të fshehur pas kapelave të zeza dhe “fantomave”, ecnin nga tempulli i Shën Savës në Kishën e Shën Markut në Beograd më 12 dhjetor.

Gjatë protestës, organizatorët e së cilës nuk dihen ende, u dëgjuan këngë nacionaliste, u dogj flamuri i Kosovës dhe u kënduan këngë në lavdërim të miqësisë “së përjetshme” ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Te disa prej të pranishmëve mund të shiheshin edhe veshje me shenja “anti-antifa”, me të cilat identifikohen anëtarët e grupeve neofashiste.

Burri që foli para turmës mbante veshur maskë dhe kapele të zezë dhe nuk u prezantua, duke thënë se ishte "nga Kosova".

Në një fjalim të shkurtër ka thënë se ai përkrah idenë që i gjithë territori i Kosovës të jetë nën administrimin e Serbisë.

Ngjarja nuk ngjalli shumë interes te mediat kryesore, por ajo u raportua në detaje në kanalin e grupit djathtist në Telegram.

Raportimi në Telegram

Vetë thirrja për pjesëmarrje në protestë ishte publikuar më 11 dhjetor në kanalin “Hrabro za Kosmet”, i cili ka pak më shumë se 2.000 ndjekës. Thirrja u shpërnda nga kanale me një audiencë shumë më të madhe, si kanali "Rebelimi është gjendje shpirtërore".

Ky kanal, i cili ka 67 mijë ndjekës, ka publikuar disa video nga protesta e Beogradit, e një nga ato video është transmetuar nga Vagner.

Të njëjtën video e transmetoi edhe kanali i organizatës klerofashiste “Obraz”, funksionimi i së cilit ishte ndaluar nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë në vitin 2012.

Video nga protesta janë publikuar edhe nga kanali “Shqiponjat e Liga”, i cili drejtohet nga organizata “Shqiponjat e Qendrës Ruso-Serbe” nga Shën Petersburgu. Në gusht, Prokuroria e Serbisë për Krime të Teknologjisë së Lartë hapi një procedurë shkaku i kërcënimeve ndaj aktivistëve kundër luftës në Serbi përmes këtij grup në Telegram.

Prokuroria nuk i është përgjigjur në pyetjes së REL-it se në cilën fazë ka mbërritur ky rast, por tha se do ta informojë publikun për “vendimet e marra kur të plotësohen kushtet e parapara me ligj”.

Politikanët në protestë

Partia e djathtë Dveri, një nga partitë opozitare në Parlamentin serb, njoftoi në Twitter se deputeti i saj, Borko Pushiq, mori pjesë në protestën në Beograd në mbështetje të serbëve nga Kosova.

Nënkryetari i kësaj partie, Ivan Kostiq, më 12 dhjetor tha se pret që Beogradi zyrtar, në përputhje me marrëveshjen diplomatike të nënshkruar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, të kërkojë zyrtarisht ndihmën dhe përfshirjen e Rusisë lidhur me integritetin territorial të Serbisë dhe për mbrojtjen e serbëve në Kosovë.

“Ne besojmë se ka ardhur koha që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ministri Ivica Daçiq të bëjnë më në fund diçka kur bëhet fjalë për mundësinë e angazhimit të Rusisë në negociatat ndërkombëtare në të cilat marrin pjesë përfaqësues të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian dhe të cilët pothuajse gjithmonë i mbrojnë interesat e palës shqiptare”, tha ai.

Partia Dveri njoftoi në Twitter se deputeti i tyre ishte në protestën e të djathtëve.
Partia Dveri njoftoi në Twitter se deputeti i tyre ishte në protestën e të djathtëve.

Marrëveshja mes Serbisë dhe Rusisë u nënshkrua në shtator nga krerët e diplomacisë së dy vendeve – Nikola Selakoviq (i cili u zëvendësua nga Ivica Daçiq në Qeverinë e re të Serbisë) dhe Sergej Lavrov.

Serbia e nënshkroi këtë marrëveshje gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë, përderisa Rusisë i janë vendosur sanksione nga shtetet perëndimore.

Dokumenti ngjalli reagime të shumta dhe disa përfaqësues evropianë thanë se, shkaku i kësaj marrëveshjeje, duhet të mendojnë për ngrirjen e negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE.

Kaos i kontrolluar

Sipas Hikmet Karçiqit, i takon Rusisë ta ruajë ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor me sa më pak investime.

“Përmes konflikteve të organizuara në Kosovë, Moska mund ta devijojë fokusin e saj nga ngjarjet në Ukrainë dhe të krijojë disa pika përqendrimi në një zonë të vogël siç është Ballkani Perëndimor - në Kosovë, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe Maqedoni të Veriut. Këto janë të gjitha vende ku Kremlini ka pasur ndikim”, beson Karçiq.

Grupet ekstremiste mund të shërbejnë shumë mirë për të shkaktuar një kaos të tillë të kontrolluar, thotë Hikmet Karçiq.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Rrugët në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, janë të bllokuara qe disa ditë.

Disa grupe të qytetarëve nisën të ngrinin barrikada më 10 dhjetor, kur autoritetet në Kosovë arrestuan ish-policin serb, Dejan Pantiq.

Gjykata në Prishtinë ka marrë vendim për një muaj paraburgim për ish-pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Pantiq. Ai akuzohet për “organizim të një sulmi terrorist në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se më 15 dhjetor Qeveria e Serbisë do t'i dërgojë një kërkesë komandantit të KFOR-it për kthimin e deri në 1.000 pjesëtarëve të forcave të sigurisë serbe në Kosovë.

Brukseli zyrtar ftoi Prishtinën dhe Beogradin që t'i kthehen dialogut.

Përgatiti: Doruntina Baftiu
XS
SM
MD
LG