Punëtorë e aktivistë nëpër Evropë e Azi dolën në rrugë të mërkurën e 1 majit për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Disa kishin pankarta në duar për të protesuar për kushte më të mira pune, e disa duke festuar. Në Turqi e Filipine, kërkesat mbeten nën hijen e raportimeve për përleshjet me zyrtarët policorë.
Protesta, festë e përleshje: Bota shënon 1 Majin

5
Policët bllokojnë aktivistët filipinas që të marshojnë drejt Ambasadës së SHBA-së gjatë një proteste për Ditën e Punës në Manila, Filipine.

6
Një numër i madh i aktivistëve filipinas iu bashkuan protestës pranë Ambasadës së SHBA-së në Manila, Filipine.

7
Protestuesit shikojnë balonat me ngjyrat e flamurit palestinez gjatë një marshi për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, në Athinë, Greqi.

8
Anëtarët e Konfederatës Koreane të Sindikatave u bien daulleve gjatë një marshi në Seul të Koresë së Jugut.