Ndërlidhjet

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy të pandehurve për “spiunazh”


Prokuroria Speciale e Kosovës në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.
Prokuroria Speciale e Kosovës në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të enjten aktakuzë kundër dy të pandehurve me inicialet B.SH. dhe M.Q., nën dyshimin se e kanë kryer veprën penale të spiunazhit.

I pandehuri M.Q. është përmendur edhe për dyshimet për kryerje të veprës penale “mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Të pandehurit janë arrestuar në qershor të vitit të kaluar në qytetin e Ferizajt, ndërsa mediat lokale në Kosovë patën raportuar se ata dyshohet se kanë spiunuar për Agjencinë serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA).

Vetë BIA pati reaguar duke mohuar secilën lidhje me personat e arrestuar.

Prokurori i rastit ka kërkuar nga gjykata që të pandehurve t’iu vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor, dhe që ata t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG