Armiqësitë e muajit të kaluar në Gaza dukeshin si përsëritje e historisë. Bota sërish ishte dëshmitare e dhunës së përgjakshme dhe të pakuptimtë midis Izraelit dhe Hamasit, në të cilën viktima kryesore ishin civilët e pafajshëm.
Megjithatë, këtë herë, gjërat nuk kanë qenë ashtu si janë dukur, sepse Lindja e Mesme ka pësuar ndryshime të rëndësishme gjatë dy vjetëve të fundit. Epiqendra politike e këtij rajoni të trazuar është zhvendosur nga konflikti midis Izraelit dhe palestinezëve drejt Gjirit Persik dhe luftës për zotërim rajonal ndërmjet Iranit në njërën anë dhe Arabisë Saudite, Turqisë dhe Egjiptit në anën tjetër.
Kështu shkruan ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, në një artikull të botuar në “Project Syndicate”.
Sipas tij, konfrontimi kryesor në këtë luftë për pushtet është lufta civile në Siri, ku të gjithë lojtarët e mëdhenj të rajonit luajnë rol të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, sepse ai është vendi ku, në masë të madhe, do të vendoset beteja për hegjemoni rajonale.
Kjo është shumë e qartë, shkruan Fischer. Presidenti sirian, Bashar al-Assad, dhe alavitët e tij nuk do të jenë në gjendje të ruajnë kontrollin ndaj shumicës sunite në vend dhe në rajon. Pyetja e vetme është se kur do të bie regjimi.
Kur të bie, ajo do të jetë një disfatë e madhe për Iranin, jo vetëm pse i sjell humbjen e aleatit kryesor arab, por rrezikon edhe pozicionin e klientit të tij, Hezbollahut, në Liban. Në të njëjtën kohë, në krye të Sirisë do të vijë një variant i Vëllazërisë Myslimane, ashtu siç ka ndodhur pothuajse kudo në Lindjen e Mesme si pasojë e “zgjimit arab”.
Nga pikëpamja e Izraelit, rritja në pushtet e politikanëve sunitë në mbarë rajonin, do të çojë në një përfundim ambivalent. Dobësimi i Iranit u shërben interesave strategjikë të Izraelit, por Izraeli do të duhet të përballet me pushtetet sunite kudo në afërsinë e tij, të cilat çojnë direkt në forcimin e Hamasit, shkruan Fischer.
Hamasi është duke luajtur një lojë të gjatë. Për aq kohë sa ai nuk ka forcën për të arritur objektivat e tij më ambicioze, kokëfortësia e tij në asnjë mënyrë nuk përjashton negociatat me Izraelin apo edhe marrëveshjet e paqes – gjithnjë derisa marrëveshjet e tilla avancojnë qëllimet e tij afatgjate. Por, këto marrëveshje, vijon Fischer, do të prodhojnë vetëm armëpushime afatshkurtra ose afatgjata dhe jo zgjidhje gjithëpërfshirëse që përfundon konfliktin.
Suksesi i fundit i presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara - duke siguruar statusin e shtetit joanëtar për Autoritetin Palestinez - nuk do të ndryshojë aspektet themelore të këtij trendi. Promovimi i Palestinës është një humbje alarmante diplomatike për Izraelin dhe një dëshmi për izolimin e tij në rritje. Megjithatë, shkruan Fischer, kjo nuk do të thotë kthim në zgjidhjen me dy shtete.
Pas rënies së Assadit, sipas tij, është Jordania ajo që mund të jetë kriza e ardhshme. Ajo mund të ringjallë debatin mbi Jordaninë si shtet “të vërtetë” palestinez. Politika e vendbanimeve të Izraelit në Bregun Perëndimor do të merrte një domethënie të re politike.
Ndonëse nuk besoj se mundësia e Konfederatës Bregu Perëndimor-Jordania, e humbur në vitet 1980, mund të jetë zbatueshme, ajo mund të jetë gozhda e fundit në arkivolin e zgjidhjes me dy shtete, shkruan Fischer.
Së bashku me Sirinë, dy çështje do të përcaktojnë të ardhmen e re të Lindjes së Mesme, thotë ai - rruga e Egjiptit nën Vëllazërinë Myslimane dhe rezultati i konfrontimit me Iranin, për shkak të programit të tij bërthamor dhe rolit rajonal.
Çështja e Egjiptit ndodhet tashmë lart në agjendë. Një ditë pas përpjekjeve të suksesshme për të ndërmjetësuar armëpushimin në Gaza, presidenti islamik, Mohamed Morsi, ka sulmuar demokracinë në lindje të Egjiptit, me një dekret kushtetues.
Tani, shtrohet pyetja nëse Vëllazëria Myslimane do të mund të mbizotërojë me kushtetutën e re. Nëse po, a do ta tërheqë Perëndimi mbështetjen për Egjiptin? Ky do të ishte një gabim i keq, thotë Fischer.
Sipas tij, çështja e programit bërthamor të Iranit do të kërkojë përgjigje brenda disa muajsh nga janari, kur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, të inaugurohet për mandatin e dytë presidencial dhe kur të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Izrael.
E ardhmja e Lindjes së Mesme duket ogurzezë. Por, një gjë nuk ndryshon: ajo mbetet Lindja e Mesme, ku është gati e pamundur të dihet se çfarë pret pas qoshes, shkruan Joschka Fischer në “Project Syndicate”.