Prizrenfest – teatri pranë qytetarëve
Në Prizren, nga 21 deri më 28 korrik mbahet Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur - Prizrenfest. Ky festival mundëson që qytetarët dhe turistët të bëhen bashkë në shfaqje të ndryshme, pasi ato luhen në kafene, rrugë e pranë objekteve të kultit. (Përgatiti: Bekim Bislimi)

13
Një performues në rrugët e Prizrenit. Ai është një nga artistët prej 21 ansambleve që po marrin pjesë në Prizrenfest.

14
Milena Cvetanovska nga Maqedonia e Veriut ishte në Prizren për festivalin e teatrit. Ajo tha se një ngjarje e tillë është "pandan për festivalet e tjera botërore të këtij lloji".
"Organizimi është shumë i mirë. Ka një publik që na pranon", tha ajo, e cila në festival merr pjesë së bashku me bashkëshortin e saj, Vojo.
"Organizimi është shumë i mirë. Ka një publik që na pranon", tha ajo, e cila në festival merr pjesë së bashku me bashkëshortin e saj, Vojo.

15
Kalimtarët shijojnë një shfaqje teatrore në njërin nga sheshet e Prizrenit.