Prishtina "pa" makina
Prishtina të enjten shënoi Ditën Botërore pa Makina me disa aktivitete. Dita Botërore pa Makina u shënua me një tur me biçikleta nëpër rrugët e kryeqytetit, Prishtinës, duke përçuar mesazhe për ruajtjen e mjedisit nga ndotja që lirojnë automjetet.

5
Udhëtimi me autobusët e Trafikut urban të enjten ka qenë pa pagesë, ndërsa janë dhënë mesazhe për përdorim sa më të vogël të veturave në mënyrë që të ulet niveli i dyoksidit të karbonit.

6
Çiklistët kanë shpërndarë edhe fletushka për ngritjen e vetëdijes nga rreziku i lirimit të dyoksidit të karbonit në ajër. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të vitit 2021 në Kosovë janë të regjistruara mbi 395.000 vetura. Prej tyre, vetëm 74 janë 100 për qind elektrike, që nënkupton se kanë ndotje zero ndaj mjedisit .

7
Qytetarët kanë kërkuar nga institucionet që të krijohen më shumë hapësira për çiklistët.

8
Gjatë ditës janë paraparë edhe aktivitete të tjera me qëllim të promovimit të lëvizjes së lirë dhe përdorimit të transportit publik.
Facebook Forum