Ndërlidhjet

Prigozhin mohon se ka tentuar të rrëzojë Qeverinë ruse

Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin.
Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin.

Lideri i grupit privat të mercenarëve, Wagner, tha se qëllimi i marshimit të trupave të tij drejt Moskës gjatë fundjavës, ishte për të shpëtuar kompaninë e tij dhe jo një përpjekje për të rrëzuar Qeverinë ruse.

Në deklaratën e parë publike që kur tërhoqi trupat vetëm 200 kilometra larg Moskës, Yevgeny Prigozhin, përmes një audio-mesazhi, nuk tregoi vendndodhjen e tij apo për planet e tij në të ardhmen.

“Ne nisëm marshin tonë për shkak të padrejtësisë”, tha Prigozhin gjatë një audio-mesazhi 11 minutësh, duke iu referuar një sulmi të supozuar ndaj forcave të tij, sulm për të cilin ai fajësoi ushtrinë ruse.

“Ne shkuam për të protestuar dhe jo për të rrëzuar Qeverinë nga pushteti ”, shtoi Prigozhin.

Ndërkaq, autoritetet ruse kanë tentuar t’i rikthehen normalitetit duke shfuqizuar masat kundër terrorizmit në Moskë dhe disa rajone, pas rebelimit të shkurtër të Prigozhinit.

Riparim rrugësh dhe qetësi e çuditshme në Rusi pas rebelimit të Wagnerit

Një polic duke patrulluar Sheshin e Kuq bosh, më 25 qershor. Qendra e Moskës mbetet e mbyllur, dy ditë pas një kryengritjeje të armatosur, gjatë së cilës trupat e rebeluara ndodheshin vetëm dy orë rrugë larg Moskës, më 24 qershor.
1/12 Një polic duke patrulluar Sheshin e Kuq bosh, më 25 qershor. Qendra e Moskës mbetet e mbyllur, dy ditë pas një kryengritjeje të armatosur, gjatë së cilës trupat e rebeluara ndodheshin vetëm dy orë rrugë larg Moskës, më 24 qershor.
Fotografitë më të fundit nga Rusia shfaqin një nxitim për të shlyer të gjitha gjurmët e ngjarjeve të trazuara të 24 qershorit, dhe një kthim të shpejtë në atë që duket si normalitet. (Përgatiti: Trim Haliti)
Punonjësit duke riparuar një rrugë në Rostov-on-Don, më 25 qershor.

Rrugët në qytetin jugor rus janë dëmtuar nga tanket, pasi udhëheqësi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, udhëhoqi një rebelim të armatosur më 24 qershor, që mori në kontroll shtabin ushtarak në Rostov-on-Don.
2/12 Punonjësit duke riparuar një rrugë në Rostov-on-Don, më 25 qershor.

Rrugët në qytetin jugor rus janë dëmtuar nga tanket, pasi udhëheqësi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, udhëhoqi një rebelim të armatosur më 24 qershor, që mori në kontroll shtabin ushtarak në Rostov-on-Don.
Fotografitë më të fundit nga Rusia shfaqin një nxitim për të shlyer të gjitha gjurmët e ngjarjeve të trazuara të 24 qershorit, dhe një kthim të shpejtë në atë që duket si normalitet. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një burrë i veshur me një bluzë me emblemën e grupit rus, Wagner, duke ecur në Moskë, më 25 qershor.

Pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, Prigozhini ndërpreu rebelimin e tij më 24 qershor, teksa një kolonë e gjatë e luftëtarëve dhe automjeteve ushtarake të Wagnerit po i afrohej Moskës.
3/12 Një burrë i veshur me një bluzë me emblemën e grupit rus, Wagner, duke ecur në Moskë, më 25 qershor.

Pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, Prigozhini ndërpreu rebelimin e tij më 24 qershor, teksa një kolonë e gjatë e luftëtarëve dhe automjeteve ushtarake të Wagnerit po i afrohej Moskës.
Fotografitë më të fundit nga Rusia shfaqin një nxitim për të shlyer të gjitha gjurmët e ngjarjeve të trazuara të 24 qershorit, dhe një kthim të shpejtë në atë që duket si normalitet. (Përgatiti: Trim Haliti)
Shtabi i grupit Wagner, në Shën Petersburg, më 25 qershor. Ndërtesa raportohet të jetë e mbyllur dhe po patrullohet nga rojat e sigurisë, ndërsa policia është stacionuar aty pranë.
4/12 Shtabi i grupit Wagner, në Shën Petersburg, më 25 qershor. Ndërtesa raportohet të jetë e mbyllur dhe po patrullohet nga rojat e sigurisë, ndërsa policia është stacionuar aty pranë.
Fotografitë më të fundit nga Rusia shfaqin një nxitim për të shlyer të gjitha gjurmët e ngjarjeve të trazuara të 24 qershorit, dhe një kthim të shpejtë në atë që duket si normalitet. (Përgatiti: Trim Haliti)
Njerëzit duke ecur nëpër qendrën e qytetit Rostov-on-Don më 25 qershor.

Gjatë kapjes së qytetit nga Wagneri, atje kishte skena të tensionuara, teksa disa banorë argumentonin me luftëtarët, por grupi dhe Prigozhin personalisht, u përcollën me duartrokitje nga turmat e grumbulluara, teksa ata nisën të largoheshin në mbrëmjen e 24 qershorit.
5/12 Njerëzit duke ecur nëpër qendrën e qytetit Rostov-on-Don më 25 qershor.

Gjatë kapjes së qytetit nga Wagneri, atje kishte skena të tensionuara, teksa disa banorë argumentonin me luftëtarët, por grupi dhe Prigozhin personalisht, u përcollën me duartrokitje nga turmat e grumbulluara, teksa ata nisën të largoheshin në mbrëmjen e 24 qershorit.
Fotografitë më të fundit nga Rusia shfaqin një nxitim për të shlyer të gjitha gjurmët e ngjarjeve të trazuara të 24 qershorit, dhe një kthim të shpejtë në atë që duket si normalitet. (Përgatiti: Trim Haliti)
Ushtarët rusë duke pastruar zonën përreth ndërtesës së shtabit ushtarak në qytetin Rostov-on-Don, më 25 qershor, një ditë pasi atë e morën në kontroll forcat e Wagnerit.
6/12 Ushtarët rusë duke pastruar zonën përreth ndërtesës së shtabit ushtarak në qytetin Rostov-on-Don, më 25 qershor, një ditë pasi atë e morën në kontroll forcat e Wagnerit.
Fotografitë më të fundit nga Rusia shfaqin një nxitim për të shlyer të gjitha gjurmët e ngjarjeve të trazuara të 24 qershorit, dhe një kthim të shpejtë në atë që duket si normalitet. (Përgatiti: Trim Haliti)
Oficerët e sigurisë duke kontrolluar një veturë, e cila po i afrohej Kremlinit, më 25 qershor.
7/12 Oficerët e sigurisë duke kontrolluar një veturë, e cila po i afrohej Kremlinit, më 25 qershor.
Fotografitë më të fundit nga Rusia shfaqin një nxitim për të shlyer të gjitha gjurmët e ngjarjeve të trazuara të 24 qershorit, dhe një kthim të shpejtë në atë që duket si normalitet. (Përgatiti: Trim Haliti)
Moskovitët duke shijuar motin veror, më 25 qershor.
8/12 Moskovitët duke shijuar motin veror, më 25 qershor.
Fotografitë më të fundit nga Rusia shfaqin një nxitim për të shlyer të gjitha gjurmët e ngjarjeve të trazuara të 24 qershorit, dhe një kthim të shpejtë në atë që duket si normalitet. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një burrë duke e larguar një pllakat për rekrutimin e burrave në grupin Wagner, më 24 qershor. Pllakati qëndronte pranë një autostrade në periferinë e Shën Petersburgut.
9/12 Një burrë duke e larguar një pllakat për rekrutimin e burrave në grupin Wagner, më 24 qershor. Pllakati qëndronte pranë një autostrade në periferinë e Shën Petersburgut.
Fotografitë më të fundit nga Rusia shfaqin një nxitim për të shlyer të gjitha gjurmët e ngjarjeve të trazuara të 24 qershorit, dhe një kthim të shpejtë në atë që duket si normalitet. (Përgatiti: Trim Haliti)
Ushtarët rusë duke ecur më 25 qershor pranë një porte në Rostov-on-Don, ku një ditë më parë ishte i stacionuar një tank i Wagner-it.
10/12 Ushtarët rusë duke ecur më 25 qershor pranë një porte në Rostov-on-Don, ku një ditë më parë ishte i stacionuar një tank i Wagner-it.
Fotografitë më të fundit nga Rusia shfaqin një nxitim për të shlyer të gjitha gjurmët e ngjarjeve të trazuara të 24 qershorit, dhe një kthim të shpejtë në atë që duket si normalitet. (Përgatiti: Trim Haliti)
Hyrja e bllokuar për në Sheshin e Kuq të Moskës, më 25 qershor.
11/12 Hyrja e bllokuar për në Sheshin e Kuq të Moskës, më 25 qershor.
Fotografitë më të fundit nga Rusia shfaqin një nxitim për të shlyer të gjitha gjurmët e ngjarjeve të trazuara të 24 qershorit, dhe një kthim të shpejtë në atë që duket si normalitet. (Përgatiti: Trim Haliti)
Portat në pjesën verore të Sheshit të Kuq. Ato janë mbyllur më 24 qershor, ndërsa një ceremoni diplomimi, e planifikuar të mbahej në Kremlin atë ditë, është anuluar, sipas raportimeve nga Rusia.
12/12 Portat në pjesën verore të Sheshit të Kuq. Ato janë mbyllur më 24 qershor, ndërsa një ceremoni diplomimi, e planifikuar të mbahej në Kremlin atë ditë, është anuluar, sipas raportimeve nga Rusia.
Fotografitë më të fundit nga Rusia shfaqin një nxitim për të shlyer të gjitha gjurmët e ngjarjeve të trazuara të 24 qershorit, dhe një kthim të shpejtë në atë që duket si normalitet. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide

Kremlini ka njoftuar paraprakisht se Prigozhini ishte larguar për në Bjellorusi pas një marrëveshjeje të negociuar nga lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka. Kjo i dha fund tensioneve 24 orëshe gjatë fundjavës, që paraqitën kërcënimin më të madh për presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë qëndrimit të tij në pushtet për më shumë se dy dekada. Rebelimi i Wagner-it rriti po ashtu frikën për shpërthimin e një lufte të mundshme civile.

Një nga kërkesat e Prigozhinit ishte largimi i ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Por, ky i fundit është shfaqur në një video duke vizituar trupat ruse.

Ministria e Mbrojtjes publikoi më 26 qershor videon që shfaqte Shoigun duke fluturuar me një avion dhe duke dëgjuar raportime nga kolegët e tij për një post komandues. Nuk është ende e qartë se kur dhe ku është incizuar kjo video.

Më herët, agjencia e lajmeve RIA tha se Shoigu kishte vizituar trupat ruse të përfshira në pushtimin e Ukrainës. Ky informacion nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Prigozhin të dielën mbrëma njoftoi përmes rrjetit social Telegram për përfundimin e rebelimit të shkurtër, pas negociatave me liderin autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.

Prigozhin dhe Lukashenka, ndarazi kanë deklaruar se tërheqja e trupave të Wagner-it u bë për të parandaluar “gjakderdhjen” në Rusi.

Ndërkaq, të shtunën në mbrëmje, Kremlini njoftoi se ndjekja penale ndaj Prigozhinit dhe pjesëtarëve të Wagner-it do të ndalet.

Por, disa media ruse kanë raportuar se hetimet ndaj Prigozhinit po vazhdojnë.

XS
SM
MD
LG