Ç'politikë të jashtme do të ndiqte SHBA-ja me Kamala Harrisin presidente?
Teksa nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka filluar fushatën e saj për presidente, disa votues pyesin nëse ajo synon t’i mbajë qëndrimet e presidentit Joe Biden në politikën e jashtme. Analistët politikë thonë se Harris duket e vendosur për përkrahjen e Ukrainës, dhe se ka shfaqur mbështetje të fuqishme për NATO-n, por mund të marrë një qëndrim të ndryshëm nga Biden sa i përket Lindjes së Mesme. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)
Përmbajtja
-
5 qershor 2026A e zgjidh vota e 7 qershorit krizën politike në Kosovë?
-
3 qershor 2026Pse po protestohet për Zvërnecin?