Gratë iraniane vazhdojnë ta sfidojnë ligjin për shaminë e kokës
Pas protestave që tronditën Iranin dhe bënë që një numër i madh i grave t'i heqin shamitë e kokës, patrullat e policisë së "moralit" u rikthyen në rrugë. (Përgatiti: Valona Tela)

1
Dy policë ecin nëpër Teheran, më 16 korrik. Oficeri në të majtë është i veshur me uniformën standarde të gjelbër që vishet nga njësitë e policisë së "moralit".

2
Një grua duke ecur në Teheran pa shami të kokës, apo hixhab, edhe pse është i detyrueshëm.
Një zyrtar iranian konfirmoi më 16 korrik se patrullat e policisë famëkeqe të "moralit", të njohura zyrtarisht si Patrulla Udhëzuese, janë rikthyer në rrugët e Iranit pas disa muajsh. Patrullat mbikëqyrin zbatimin e ligjeve për veshjen dhe sjelljen ndërmjet gjinive.

3
Një fotografi e shtatorit, 2022, tregon një grua duke shikuar protestat e dhunshme në Teheran, të cilat shpërthyen pas vdekjes së Mahsa Aminit.
Gjatë gjithë trazirave që pasuan vdekjen e Aminit në shtator të vitit 2022 - derisa ajo ishte në paraburgim nga policia e "moralit" - një numër në rritje i grave zgjodhën të mos mbanin hixhabe. Shamitë e kokës u bënë të detyrueshme në Iran menjëherë pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.

4
Policë të paidentifikuar në një cep rruge në Teheran, më 16 korrik.
Mungesa e policisë së "moralit" në rrugë gjatë dhe pas protestave masive bëri që disa media perëndimore të raportonin se njësia është shpërbërë.