Ndërlidhjet

Udhëheqësit perëndimorë i quajnë të paligjshme planet e Rusisë për aneksiminin e Ukrainës


Dy gra ecin pranë një billbordi ku shfaqen slogane pro-ruse në qytetin Melitopol, të kontrolluar nga Moska, në rajonin e Zaporizhjas. Në billbord shkruan: "Ne jemi i vetmi popull. Ne jemi bashkë me Rusinë”. 3 gusht 2022.
Dy gra ecin pranë një billbordi ku shfaqen slogane pro-ruse në qytetin Melitopol, të kontrolluar nga Moska, në rajonin e Zaporizhjas. Në billbord shkruan: "Ne jemi i vetmi popull. Ne jemi bashkë me Rusinë”. 3 gusht 2022.

Udhëheqësit perëndimorë i kanë quajtur të paligjshme planet e autoriteteve ruse për mbajtjen e referendumeve në territoret e okupuara të Ukrainës - për bashkim me Rusinë.

Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha se "pa asnjë mëdyshje" Uashingtoni kundërshton çdo referendum të tillë. Ndërsa, kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, përdorën fjalën "mashtrim" për të përshkruar referendumet e paralajmëruara nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Votat nuk do të kenë "asnjë efekt ligjor", tha Macron më 20 shtator para se të fliste në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Scholz u tha gazetarëve se është e qartë se referendumet nuk mund të pranohen nga ligji ndërkombëtar.

Kanadaja dhe Bashkimi Evropian dënuan, gjithashtu, referendumet e planifikuara.

Më 20 shtator, sipas agjencive ruse të lajmeve, autoritetet e instaluara nga Moska në rajonin ukrainas të Hersonit, pjesë të të cilit janë pushtuar nga trupat ruse në mars, njoftuan se do të mbajnë referendum për t’iu bashkuar Rusisë.

Edhe separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonet ukrainase të Donjeckut dhe Luhanskut, thanë se nga 23 deri më 27 shtator do të organizojnë të njëjtat referendume.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG