Më 24 mars bëhen 22 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore në ish-Jugosllavi. Fushata, që i dha fund luftës në Kosovë, zgjati 78 ditë. Në javët e para pas mbarimit të luftës, mbi 50 mijë ushtarë të NATO-s, u vendosen në Kosovë për të ruajtur paqen.
Përvjetori i 22-të i fushatës ajrore të NATO-s

9
Qindra refugjatë shqiptarë presin për të marrë ushqime në një kamp refugjatësh në afërsi të Shkupit, 8 prill 1999. David Silverman/Reuters.

10
Presidenti amerikan Bill Clinton duke përshëndetur një fëmijë nga Kosova, i cili ka ikur nga lufta dhe është strehuar në Gjermani, 6 maj 1999. Foto Reuters.

11
Helikopterë të ushtrisë britanike bëhen gati për të transportuar në Kosovë vetura të blinduara, pas ndaljes së bombardimeve nga NATO, 9 qershor 1999. Russell Boyce/Reuters.

12
Një shqiptar në Prishtinë, puth shenjën e NATO-s që është e vendosur në një makinë të blinduar të ushtrisë britanike, 13 qershor 1999. Oleg Popov/Reuters.