Ndërlidhjet

Paradë e Krenarisë në Budapest pavarësisht ndalesës së Orbanit


Fotografi e Paradës së Krenarisë të mbajtur në vitin 2022 në Budapest.
Fotografi e Paradës së Krenarisë të mbajtur në vitin 2022 në Budapest.

Mijëra persona e kanë sfiduar një ndalesë qeveritare të shtunën, duke marrë pjesë në Paradën e Krenarisë në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.

Qeveria e popullistit të krahut të djathtë, Viktor Orban dhe policia e Budapestit e kanë ndaluar organizimin vjetor, nën pretekstin se ligji i ri ndalon që të rinjtë t’i ekspozohen stilit joheteroseksual të jetesës.

Megjithatë, kryetari i Budapestit, Gergely Karacsony, lider i opozitës, e ka përkrahur marshin duke e bashkë-organizuar me komunën, në mënyrë që ai të shpallet organizim komunal dhe kështu nuk kërkon miratim prej policisë.

Paradat e Krenarisë, organizime vjetore në shumë qytete perëndimore synojnë t’i çojnë përpara të drejtat e komunitetit LGBTQ (lesbike, homoseksualë, biseksualë dhe trangjinorë).

Iniciativa e Orbanit është kundërshtuar në Hungari, ndërsa Bashkimi Evropian dhe grupe për të drejta të njeriut i kanë dënuar këto veprime të tij.

“Jemi duke ngritur zërin për veten tonë. Nëse ligji nuk përmbyset, lindja e Evropës mund të përballet me një valë masash të tilla”, ka thënë Viktoria Radvanyi, organizatore e paradës.

Megjithatë Orbani ka paralajmëruar më 27 qershor se pjesëmarrësit duhet të jenë të vetëdijshëm për “pasojat ligjore”.

Pjesëmarrësit mund të përballen me gjoba deri në 850 dollarë, derisa organizatorët mund të burgosen deri në një vit.

Autoritetet mund të përdorin teknologji për identifikim të fytyrës për t’i identifikuar pjesëmarrësit.

Mirëpo, Karacsony ka insistuar se pjesëmarrësit nuk do të ndëshkohen.

“Policia e ka vetëm një detyrë, dhe atë serioze, të garantojë sigurinë e shtetasve hungarezë dhe evropianë që marrin pjesë në organizim”, ka thënë ai më 27 tetor.

Ministri i Drejtësisë në Hungari, Bence Tuzson, e ka kërcënuar Karacsonyn me një vit burgim për ndihmën e ofruar në organizimin të ngjarjes.

Ministri i ka paralajmëruar edhe ambasadat e huaja në Budapest për ndalesën ekzistuese.

Disa ligjvënës dhe ministra evropianë nga vendet e bllokut evropian kanë marrë në këtë organizim, si shenjë solidariteti me pjesëmarrësit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG