Ndërlidhjet

Histori në çdo punim: Panairi me produktet e të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës

Produkte artizanale dhe bujqësore, të punuara nga gra të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, u shfaqën në “Panairin e fuqizimit – Produkte me histori jete dhe qëndrese”, në Prishtinë.

Këto produkte do të promovohen dhe shiten gjatë tri ditëve, nga 19 deri më 21 maj, në kryeqytetin kosovar, në sheshin “Adem Jashari”, për të mbështetur fuqizimin ekonomik dhe pavarësinë financiare të grave.

Panairi, i organizuar nga organizata Medica Gjakova, do të mbahet gjatë javëve në vijim edhe në Gjakovë, Ferizaj, Prizren, Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë.


Shfaq më shumë

16x9 Image

Flaka Zogu

Flaka Zogu është producente për multimedia e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

16x9 Image

Arben Hoti

Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG