Ndërlidhjet

SHBA-ja dënon fjalimin “nazist” të kryeministrit hungarez


Kryeministri hungarez, Viktor Orban në një festival politik dhe kulturor në Rumani. 27 korrik 2019.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban në një festival politik dhe kulturor në Rumani. 27 korrik 2019.

Shtetet e Bashkuara i quajtën "të pafalshme" komentet e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, i cili u pozicionua kundër “popujve me racë të përzier”.

E dërguara e SHBA-së kundër anti-semitizmit, Deborah Lipstadt tha se ishte "thellësisht e alarmuar" nga “përdorimi i retorikës që ngjall qartë ideologjinë racore naziste”.

Orban ka mbajtur fjalimin të shtunën në një rajon të Rumanisë, që ka komunitet të madh hungarez.

Ai ka thënë se popujt evropianë duhet të jenë të lirë që të bashkohen me njëri-tjetrin, mirëpo përzierja me joevropianët krijon “një botë me raca të përziera”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se deklaratat e Orbanit "nuk reflektojnë vlerat e përbashkëta që lidhin Shtetet e Bashkuara me Hungarinë".

Pas komenteve të Orbanit edhe Zsuzsa Hegedus, pjesëtare e rrethit të ngushtë të kryeministrit hungarez, ka dhënë dorëheqje dhe e ka përshkruar fjalimin si “tekst të pastër nazist”.

Qëndrimet e Orbanit kundër migrimit tashmë janë të ditura, mirëpo për Hegedus fjalimi i së shtunës e ka kaluar kufirin.

Komiteti Ndërkombëtar i Auschëitzit për të mbijetuarit e Holokaustit, e ka konsideruar fjalimin si “të rrezikshëm”.

Zëdhënësi i Orbanit ka thënë se mediat i kanë keqinterpretuar komentet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG