Ndërlidhjet

Operacion i madh policor pas vrasjes së dy personave në Gjermani


Policia gjermane. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Policia gjermane. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Një operacion i madh policor po zhvillohet në Gjermani për gjetjen e një apo më shumë sulmuesve të armatosur që vranë dy persona një ditë më parë, njoftoi policia.

Trupat e dy viktimave, që të dy të vrarë me armë zjarri, u gjetën para një adrese banimi në Bad Nauheim, qytezë në veri të Frankfurtit të shtunën pasdite, tha policia gjermane.

Viktimat ishin një burrë 59 vjeç, dhe dhëndëri i tij, 28 vjeç, që të dy shtet turq, që “më herët nuk kishin qenë të njohur për policinë”, thanë policia dhe prokurorët të dielën.

“Një forcë e madhe policore është dislokuar”, ku përfshihen edhe policë të pauniformuar, degë të forcave speciale, të cilët po mbështeten nga helikopterë, për gjetjen e sulmuesit apo sulmuesve.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme, nuk ka rrezik për banorët apo për persona të tjerë”, tha policia gjermane.

Autoritetet thanë se “një motiv personal” duket se qëndron prapa vrasjeve, duke shtuar se “nuk ka elemente që tregojnë se nga kjo ngjarje do të rrezikoheshin të tjerët” nëse hasin me të dyshuarin apo të dyshuarit.

Bad Nauheim gjendet 25 kilometra në veri të Frankfurtit dhe ka një popullsi prej afër 33.000 banorësh. Qyteti njihet në mbarë botën pasi aty Elvis Presley kishte kryer shërbimin ushtarak nga viti 1958 deri më 1960 dhe ku këngëtari ishte njohur me gruan e tij, Priscilla Presley.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG