Ndërlidhjet

Operacion kundër terrorizmit në Fushë Kosovë dhe Malishevë, arrestohen dy persona


Fotografi ilustruese nga arkivi.
Fotografi ilustruese nga arkivi.

Dy persona të dyshuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, dhe për shpërndarje të ideologjisë për organizata terroriste përmes rrjeteve sociale, janë arrestuar të enjten në Kosovë, ka bërë të ditur Policia.

Sipas Policisë së Kosovës, në orët e hershme të 22 majit është realizuar “një operacion i suksesshëm policor”, pas hetimeve nga Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Operacioni policor ka përfshirë dy raste të ndara, ku janë kryer tri kontrolle në vendbanime në Fushë Kosovë dhe në Malishevë, dhe ku janë arrestuar të dyshuarit, ka njoftuar Policia.

Identiteti i të dyshuarve nuk është bërë i ditur.

Detaje të mëtejshme po ashtu nuk janë dhënë, teksa Policia ka thënë se “të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG