Ndërlidhjet

"Nuk punojmë pa paga" – Pse Trepça po përballet sërish me vështirësi financiare?

Minatorë në horizontin e dhjetë të Minierës së Stantërgut - Fotografi nga arkivi.
Minatorë në horizontin e dhjetë të Minierës së Stantërgut - Fotografi nga arkivi.

Që 22 ditë, punëtorët e kombinatit metalurgjik Trepça në Mitrovicë e kanë ndërprerë punën. Pa pagën e muajit qershor dhe pa shujtat ditore që nga fillimi i korrikut, përfaqësuesit e minatorëve të Trepçës thonë se kombinati po përballet me keqmenaxhim dhe mungesë të investimeve.

Lidhur me situatën e krijuar, më 31 korrik, sindikata e punëtorëve të Trepçës, ka mbajtur një takim me minatorë, në të cilin ka marrë pjesë edhe kryeshefi ekzekutiv i kombinatit, Bashkim Kurti.

“Pa marrjen e pagave dhe shujtave ushqimore, minatorët nuk pranojnë të hyjnë dhe të punojnë në minierë, sepse rrezikojnë shëndetin e tyre”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ibrahim Januzi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës.

Në Trepçë punojnë gjithsej 1.200 minatorë, derisa paga mesatare e tyre, sipas Jonuzit, është 740 euro. Sipas të dhënave të fundit të ASK-së, paga mesatare në sektorin publik dhe privat në Kosovë është 521 euro.

Menaxhmenti i Trepçës e arsyeton mosekzekutimin e pagave me mungesë të mjeteve financiare dhe rënie të prodhimit.

Kryeshefi i Trepçës, Kurti, thotë se gjendja financiare e kombinatit metalurgjik është rënduar nga sasia e ulët e prodhimit dhe e shitjes së produkteve.

Ai tregoi se Trepça i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës mjete shtesë për ta mundësuar një zgjidhje, por shton se nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete.
Kurti nuk ka dhënë ndonjë afat kohor se kur mund të ekzekutohen pagat e punëtorëve.

“Nuk ka ndonjë arsye tjetër pse nuk janë paguar pagat, thjesht është mungesë e fondeve. E mungesa e fondeve vjen nga mungesa e prodhimit dhe shitjes së produktit të prodhuar”, thotë ai për REL-in.

Produktet kryesore që Trepça prodhon janë koncentratet e plumbit dhe zinkut me përmbajtje të argjendit, arit dhe elementeve të tjera. Miniera e Stantërgut, që gjendet në rajonin e Mitrovicës, është vendburimi kryesor i nxjerrjes së xehes.

Kristalet e Trepçës

Kristale të nxjerra nga thellësia e horizonteve të minierës së Stantërgut, të cilat janë të ekspozuara në Muzeun e Trepçës. 
1/18 Kristale të nxjerra nga thellësia e horizonteve të minierës së Stantërgut, të cilat janë të ekspozuara në Muzeun e Trepçës. 
Muzeu shtetëror i kristaleve dhe mineraleve të ndërmarrjes Trepça - Stantërg.
2/18 Muzeu shtetëror i kristaleve dhe mineraleve të ndërmarrjes Trepça - Stantërg.
Vagon me kristale në oborrin e Muzeut të kristaleve dhe mineraleve. Grumbullimi i tyre ka nisur qysh nga vitet '60. 
3/18 Vagon me kristale në oborrin e Muzeut të kristaleve dhe mineraleve. Grumbullimi i tyre ka nisur qysh nga vitet '60. 
Pamje të kristaleve ngjyrash të ndryshme të ekspozuara në oborrin e muzeut. 
4/18 Pamje të kristaleve ngjyrash të ndryshme të ekspozuara në oborrin e muzeut. 
Në muze janë të ekspozuara mbi dy mijë kristale të ndryshme.
5/18 Në muze janë të ekspozuara mbi dy mijë kristale të ndryshme.
Muzeu ka kristale kryesisht nga galaniti, sfaleriti, piriti, pirotina, kuarci, kalciti e të tjera. 
6/18 Muzeu ka kristale kryesisht nga galaniti, sfaleriti, piriti, pirotina, kuarci, kalciti e të tjera. 
Një kristal i nxjerrë nga një thellësi prej 800 metrash nën tokë nga miniera e Stantërgut. Kalcit CaCO3. 
7/18 Një kristal i nxjerrë nga një thellësi prej 800 metrash nën tokë nga miniera e Stantërgut. Kalcit CaCO3. 
Ky kristal galeniti në formën e një qyteti është gjetur në minierat e Trepçës. 
8/18 Ky kristal galeniti në formën e një qyteti është gjetur në minierat e Trepçës. 
Disa kristale të ekspozuara kryesisht nga galeniti, sfaleriti, piriti, pirotina, kuarci, kalciti. 
9/18 Disa kristale të ekspozuara kryesisht nga galeniti, sfaleriti, piriti, pirotina, kuarci, kalciti. 
Një tjetër kristal i llojit galenit.  
10/18 Një tjetër kristal i llojit galenit.  
Në Muzeun e Kristaleve janë të ekspozuara afër 70 lloje të veçanta mineralesh. 
11/18 Në Muzeun e Kristaleve janë të ekspozuara afër 70 lloje të veçanta mineralesh. 
Një kristal sfalerit - rodokrozit, Znd-Mnco3. 
12/18 Një kristal sfalerit - rodokrozit, Znd-Mnco3. 
Disa nga kristalet e nxjerra ndër vite nga minierat e Trepçës që ruhen në muze.  
13/18 Disa nga kristalet e nxjerra ndër vite nga minierat e Trepçës që ruhen në muze.  
Dy kristale të ekspozuara – kuarc dhe gips. Këto kristale kanë vlera të ndryshme monetare, por ciceroni i muzeut, Ibrahim Musa, thotë se kjo vlerë nuk dihet.
14/18 Dy kristale të ekspozuara – kuarc dhe gips. Këto kristale kanë vlera të ndryshme monetare, por ciceroni i muzeut, Ibrahim Musa, thotë se kjo vlerë nuk dihet.
Disa nga kristalet dhe veglat e punës të ekspozuara në muze. 
15/18 Disa nga kristalet dhe veglat e punës të ekspozuara në muze. 
Vegla të vjetra të shekullit XI ose XII. 
16/18 Vegla të vjetra të shekullit XI ose XII. 
Ibrahim Musa, inxhinier i Gjeologjisë, ciceron i Muzeut të kristaleve në Trepçë.&nbsp;<br />
&nbsp;
17/18 Ibrahim Musa, inxhinier i Gjeologjisë, ciceron i Muzeut të kristaleve në Trepçë. 
 
Muzeu i kristaleve brenda vitit pret më shumë se tetë mijë vizitorë.&nbsp;
18/18 Muzeu i kristaleve brenda vitit pret më shumë se tetë mijë vizitorë. 
Previous slide
Next slide

Deri në publikimin e këtij artikulli, Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se a planifikon të ndajë ndihmë financiare për Trepçën për pagat e punëtorëve të kombinatit.

Kompleksi metalurgjik Trepça është shoqëri aksionare dhe 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

Problemet e reja, vështirësitë e vjetra

Në një situatë të ngjashme, minatorët e Trepçës e kanë gjetur veten disa herë edhe gjatë vitit të kaluar.

Në fund të muajit tetor të vitit 2023, për dhjetë ditë me radhë ata qëndruan në grevë brenda minierës pikërisht për shkak të mosrealizimit të pagave dhe ankesave për kushtet e punës.

Ata nuk kanë sigurime shëndetësore, as jetësore – të cilat i kanë kërkuar vazhdimisht. Ndërkaq, tregojnë se shpesh u mungojnë edhe rrobat e punës, siç janë helmetat e llambat ndriçuese, të cilat disa herë janë detyruar t’i blejnë vetë.

Në janar të këtij viti, 13 minatorë të kombinatit metalurgjik Trepça kishin pësuar lëndime gjatë transportimit të acidit sulfurik në ambientet e punës dhe kishin marrë trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Vështirësitë financiare prej disa dekadash të Trepçës

Makineritë e Trepçës janë mbi 50 vjet të vjetra dhe mungesa e mirëmbajtjes së tyre ka shkaktuar probleme të vazhdueshme.

Pasuria e ‘ndryshkur’ e Trepçës

Makineri e vjetruar dhe jashtë funksionit e Metalurgjisë së zinkut.
1/18 Makineri e vjetruar dhe jashtë funksionit e Metalurgjisë së zinkut.
Parku industrial i kombinatit Trepça në Mitrovicë.&nbsp;
2/18 Parku industrial i kombinatit Trepça në Mitrovicë. 
Metalurgjia e zinkut në Mitrovicë, e cila nisi punën në vitin 1967.
3/18 Metalurgjia e zinkut në Mitrovicë, e cila nisi punën në vitin 1967.
Objekt jashtë funksionit në parkun industrial në Mitrovicë.
4/18 Objekt jashtë funksionit në parkun industrial në Mitrovicë.
Një trafo e energjisë elektrike, e cila është jashtë funksionit në Metalurgjinë e zinkut.&nbsp;
5/18 Një trafo e energjisë elektrike, e cila është jashtë funksionit në Metalurgjinë e zinkut. 
Objekt jashtë funksionit në Parkun industrial në Mitrovicë.
6/18 Objekt jashtë funksionit në Parkun industrial në Mitrovicë.
Makineri e ndryshkur në Parkun industrial në Mitrovicë.
7/18 Makineri e ndryshkur në Parkun industrial në Mitrovicë.
Makineri e degraduar nga mungesa e mirëmbajtjes. Parku industrial në Mitrovicë.
8/18 Makineri e degraduar nga mungesa e mirëmbajtjes. Parku industrial në Mitrovicë.
Uji ka mbuluar makineri, të cilat tashmë janë jashtë funksionit.&nbsp;Parku industrial në Mitrovicë.
9/18 Uji ka mbuluar makineri, të cilat tashmë janë jashtë funksionit. Parku industrial në Mitrovicë.
Aktivizues i alarmit në Parkun industrial.&nbsp;
10/18 Aktivizues i alarmit në Parkun industrial. 
Makineri mbi 50 vjet e vjetër në oborrin e Parkut industrial.&nbsp;
11/18 Makineri mbi 50 vjet e vjetër në oborrin e Parkut industrial. 
Hyrja në Minierën e Stantërgut, mesazhin &lsquo;Me Fat&rsquo; e sheh çdo minator që hyn në minierë.&nbsp;
12/18 Hyrja në Minierën e Stantërgut, mesazhin ‘Me Fat’ e sheh çdo minator që hyn në minierë. 
Një punëtor brenda Minierës së Stantërgut, i cili mban evidencën e hyrjeve dhe daljeve të minatorëve. Foto e realizuar në vitin 2017.&nbsp;
13/18 Një punëtor brenda Minierës së Stantërgut, i cili mban evidencën e hyrjeve dhe daljeve të minatorëve. Foto e realizuar në vitin 2017. 
Një minator në Minierën e Stantërgut, vendburimi kryesor i nxjerrjes së xehes.&nbsp; Foto e realizuar në vitin 2017.&nbsp;
14/18 Një minator në Minierën e Stantërgut, vendburimi kryesor i nxjerrjes së xehes.  Foto e realizuar në vitin 2017. 
Pajisje të vjetruara për eksploatim të xehes. Miniera e Stantërgut, horizonti 10. (Foto e realizuar në vitin 2017).&nbsp;
15/18 Pajisje të vjetruara për eksploatim të xehes. Miniera e Stantërgut, horizonti 10. (Foto e realizuar në vitin 2017). 
Minatorët duke dalë nga Miniera e Stantërgut.&nbsp;
16/18 Minatorët duke dalë nga Miniera e Stantërgut. 
Tre minatorë pas daljes nga horizonti 10 i Minierës së Stantërgut.
17/18 Tre minatorë pas daljes nga horizonti 10 i Minierës së Stantërgut.
Tabelë e vendosur në njërin nga vagonët e minierës në Stantërg. Në të shkruhet: Fabrika e Pajimeve të Procesit, viti 1984.&nbsp;
18/18 Tabelë e vendosur në njërin nga vagonët e minierës në Stantërg. Në të shkruhet: Fabrika e Pajimeve të Procesit, viti 1984. 
Previous slide
Next slide

Rënia e prodhimit kishte nisur qysh në vitet ’90 kur regjimi i atëhershëm i Serbisë kishte mbyllur gati të gjitha ndërmarrjet dhe institucionet në vend.

Kurse, që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, Trepça asnjëherë nuk ka arritur të vihet në funksion të zhvillimit ekonomik.

Qeveria aktuale, në disa raste, është zotuar se do ta bëjë Trepçën “ndërmarrje fitimprurëse”. Për investime në këtë kombinat, në vitin 2023, Qeveria e Kosovës miratoi një kredi prej 20 milionë eurosh. Por, këto mjete financiare nuk janë ekzekutuar ende.

“Kanë mbetur edhe disa çështje të rregullohen dhe besoj se deri në fund të këtij viti, këto mjete do të ekzekutohen”, tha kryeshefi i Trepçës, Bashkim Kurti, duke mos specifikuar se për çfarë çështjesh bëhej fjalë.

Trepça pritet të kalojë nën Fondin Sovran të Qeverisë së Kosovës, që do t’i marrë në pronësi të gjitha asetet strategjike të vendit, për të investuar më pas në rritjen e vlerës së tyre.

Ligji për Fondin Sovran është miratuar në fund të vitit të kaluar, por Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë dërguar këtë ligj për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

XS
SM
MD
LG