Kosova këtë javë është përfshirë nga temperaturat e larta që pritet të arrijnë në 37 gradë celsius dhe njerëzit po përpiqen të qëndrojnë në vende sa më të freskëta.
Të rritur e fëmijë shihen teksa shijojnë freskinë e ujit në pishina këto ditë të nxehta ndërsa Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe shmangien e daljeve në ambiente të hapura gjatë mesditës, kur rrezet e diellit janë forta.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)