Nëpërmjet fotografive: Prania e shtuar e KFOR-it në urën e Ibrit
Forca të shtuara të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, u panë të shtunën në urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, e cila ndan këtë qytet në jugun e banuar me shumicë shqiptare dhe në veriun e banuar me shumicë serbe. Javëve të fundit, Qeveria e Kosovës paralajmëroi se mund ta hapë këtë urë për qarkullimin e automjeteve, gjë që nxiti reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, e cila kërkoi koordinim. REL-i pyeti KFOR-in se përse ka rritur praninë, por nuk mori përgjigje. (Përgatiti: Valona Tela)

1
Pjesëtarë të KFOR-it në urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë.

2
Autoblinda të KFOR-it në urë.

3
Një ditë më herët, autoritetet e Kosovës mbyllën disa institucione paralele serbe në veri, gjë që nxiti reagime si në Beograd, ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

4
Derisa autoritetet serbe e cilësuan këtë si “përpjekje për spastrimin e serbëve”, SHBA-ja dhe BE-ja thanë se ky “veprim i pakoordinuar” rrezikon situatën e sigurisë.