Termocentralet lënë shkret mjedisin përreth
Dy termocentralet në Obiliq, Kosova A dhe B, përveç që prodhojnë rreth 90 për qind të energjisë që përdoret në vend, lirojnë edhe ndotje të madhe në mjedis. Së voni, ekzekutivi kosovar ka thënë se synon që të gazifikojë qymyrin, por edhe ky proces shkakton ndotje, veçmas të ujërave tokësore. Ndotja e shkaktuar nga djegia e qymyrit shkakton një sërë problemesh shëndetësore dhe madje është kontribuues edhe në vdekjet e parakohshme. Në këtë fotogaleri mund të shihni se si duket mjedisi afër tymtarëve në Obiliq.
9
Shkencëtarët thonë se nxjerrja dhe djegia e qymyrit ndryshon ekosistemet, vë në rrezik biodiversitetin dhe ndikon në shëndetin e njeriut.
10
Pavarësisht ndotjes së tokës, ujit dhe ajrit, Kosova A dhe B janë burimi kyç për energji në Kosovë. Këto termocentrale prodhojnë rreth 90 për qind të rrymës që konsumohet. Pjesa tjetër mbulohet nga importi dhe një pjesë shumë e vogël nga energjia e ripërtërishme.
11
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, bazuar në të dhënat deri më 2023, Kosova ishte kontribuuese e 0.02 për qind të emetimeve globale të dyoksidit të karbonit të lidhura me energjinë.
12
Teksa në Obiliq, punëtorët vazhdojnë punën për prodhimin e energjisë, Qeveria në detyrë e Kosovës së voni është përballë dy zgjedhjeve: të lidhet me rrjetet rajonale të gazit të lëngshëm natyror - të mbështetura nga SHBA-ja - apo të shtyjë përpara idenë e saj të gazifikimit të qymyrit. E para vlerësohet se shkakton më pak ndotje, ndërkaq e dyta thuhet se ka ndikim të madh në mjedis, veçmas në ujërat nëntokësorë.