Pakoja ushtarake miliardëshe që ka marrë Ukraina
Administrata amerikane në largim njoftoi në fund të vitit 2024 për një paketë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 1.25 miliard dollarë, që synon të sigurohet që “Ukraina ka aftësitë që i duhen për të mbrojtur veten kundër agresionit rus”. Në këtë fotogaleri gjeni disa nga armët që Shtetet e Bashkuara i dhanë Ukrainës.

5
Raketat Stinger
Mijëra raketahedhës krahu janë dërguar në Ukrainë nga SHBA-ja dhe shtete të tjera që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022. Deri në maj të atij viti, Uashingtoni e kishte furnizuar Ukrainën me mbi çerekun e stoqeve të kësaj arme.

6
Municione të artilerisë 155-milimetërshe dhe 105-milimetërshe
Këto kalibra janë standardet që NATO-ja i përdorur për qindra obusë perëndimorë që i janë dhënë Ukrainës. Për shkak të mungesës së prodhimit, çdo predhë 155- milimetërshe, sot kushton rreth 8.400 dollarë.

7
Raketat kundërtanke TOW
Versionet e kësaj arme, që montohen në automjete, ka prova të dokumentuara se kanë shkatërruar armët ruse në Ukrainë.

8
Raketat Javelin
Këto raketa fillimisht ishin vlerësuar si armët kryesore kundër armatimit rus, por kostoja prej më shumë se 200.000 dollarësh për një raketë të tillë ka bërë që ato të zëvendësohen me dronët sulmues FPV. Pothuajse gjysma e stoqeve, prej 25.000 raketave Javelin të SHBA-së, janë dërguar në Ukrainë që nga viti 2022.
Shumica e paketës së fundit të ndihmës ushtarake të Uashingtonit për Kievin mbetet e paspecifikuar, përfshirë “softuerë, rroba e pajisje individuale, shërbime, trajnime dhe transport”.