Boshnjakët nga Prizreni dhe Dragashi, komuna në jug të Kosovës, kanë mbledhur të enjten e 9 shkurtit ndihma humanitare për të mbijetuarit e tërmeteve vdekjeprurëse në Turqi dhe në Siri. Raportohet se 21.000 njerëz kanë vdekur nga tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit.
Barna, ushqime për fëmijë, para, veshmbathje, batanije dhe produkte higjienike kanë qenë në mesin e ndihmave që janë transportuar nga pjesëtarët e kontingjentit turk të KFOR-it, i stacionuar në Prizren, për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari".