Ndërlidhjet

Shefi i NATO-s: Ukraina e ka momentumin në luftë


Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të martën se “Ukraina e ka momentumin” në luftën kundër Rusisë, dhe se aleanca perëndimore do të jetë me Kievin sa të ketë nevojë.

“Ndonëse Rusia është duke rritur numrin e sulmeve të tmerrshme ndaj civilëve dhe infrastrukturës kritike, presidenti (rus, Vladimir) Putin është duke dështuar në Ukrainë”, ka thënë Stoltenberg në një konferencë për media, para nisjes së takimit në Bruksel, mes ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të aleancës.

Ai ka thënë se NATO-ja do të kryejë ushtrimet vjetore për mbrojtje bërthamore javën tjetër, dhe se është duke vëzhguar nga afër forcat bërthamore të Rusisë.

“Nuk kemi parë ndonjë ndryshim në pozicionet e Rusisë, mirëpo ne jemi vigjilentë”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se çfarëdo sulmi në infrastrukturën kritike të NATO-s, do të nxisë “përgjigje të përbashkët dhe të vendosur”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka nënshkruar ditë më parë dekretet për aneksim të katër rajoneve ukrainase - Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson.

Ai ka thënë më pas se do t’i konsiderojë sulmet në këto territore si sulme ndaj vetë Rusisë dhe do të përdorë të gjitha mjetet për t’i mbrojtur ato.

Perëndimi e ka dënuar vendimin e Putinit për aneksim, duke thënë se është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG