Ndërlidhjet

Baerbock: Bota duhet t’iu tregojë talibanëve se janë në drejtim të gabuar


Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’iu dërgojë mesazh talibanëve se janë duke shkuar në drejtim të gabuar.

“Ndikimi ynë për atë që ndodh brenda Afganistanit është shumë i kufizuar. U përket talibanëve që të marrin vendime racionale që janë në interesin e tyre, ndonëse ashtu nuk janë duke vepruar tani", ka thënë Bearbock gjatë një vizite në Islamabad, duke paralajmëruar se Afganistani mund të përballet me katastrofë humanitare.

“Nuk është faji i popullit afgan që Qeveria e tyre është përmbysur nga talibanët”, ka thënë ajo të martën në një konferencë të përbashkët me homologun e saj nga Pakistani, Bilawal Bhutto Zardari.

Baerbock ka thënë se Gjermania dhe Pakistani kanë ristrukturuar sistemin e tyre për të dërguar refugjatët afganë në Gjermani përmes Pakistanit.

Sipas saj, më shumë se 14,000 afganë, që kanë qenë veçanërisht në rrezik, kanë mundur të udhëtojnë në Gjermani në muajt e fundit.

Prej marrjes së pushtetit vitin e kaluar - teksa trupat ndërkombëtare kanë përmbyllur misionin në Afganistan - talibanët janë zotuar se do të udhëheqin më ndryshe sesa kur kanë qenë në pushtet për herë të parë më 1990.

Megjithatë, komuniteti ndërkombëtar i ka parë me rezerva këto qëndrime duke thënë se është vërejtur kthim mbrapa, sidomos te të drejtat e grave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG