Ndërlidhjet

Dhjetëra minatorë u ngujuan për disa orë në Stantërg – autoritetet nisin hetimet

Një minator i Trepçës. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Tetëmbëdhjetë minatorët ngelën të ngujuar për rreth 12 orë në një nga minierat më të mëdha të plumbit dhe zinkut në Kosovë, në Stantërg afër Mitrovicës të enjten si pasojë e ndërprerjes së rrymës, duke i nxitur autoritetet të nisin hetime për të kuptuar shkaktarin.

Minatorët kishin ngecur qindra metra nën tokë prej orës 01:30 deri rreth orës 11:00 të enjten, njoftoi gjiganti metalurgjik Trepça.

Më vonë, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha në Facebook se të gjithë minatorët e ngujuar dolën sigurt dhe se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Shkaqet e avarisë janë duke u hetuar nga institucionet përkatëse”, shkroi ajo.

Izet Ibrahimi, doktori i shkencave teknike, tha për Radion Evropa e Lirë se infrastruktura në minierën e Stantërgut është tejet e vjetruar dhe kërkon investime urgjente në pjesët vitale, posaçërisht në rrjetin e energjisë elektrike.

Ibrahimi, profesor në Fakultetin e Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë tha se institucionet duhet “urgjentisht” të investojnë në rrjetin e energjisë elektrike.

Sipas tij, energjia nuk është vetëm çështje operative, por para së gjithash çështje e sigurisë.

“Paramendoni sikur të ndodhë një ndërprerje e energjisë kur minatorët janë në horizontin e nëntë, apo kur janë në ashensor duke u lëshuar në atë horizont – kjo është e rrezikshme”, tha ai.

Çfarë ndodhi?

Ndërmarrja tha se në momentin e ndërprerjes së rrymës në minierë ishin 47 punëtorë, teksa 29 prej tyre arritën të largoheshin dhe të dilnin mbi sipërfaqen e tokës.

“Sipas informatave nga terreni, në hyrje të trafostacionit në flotacion është shkëputur një përcjellës i linjës, ndërsa si pasojë janë dëmtuar izolatorët përcjellës, duke shkaktuar djegie në trafon që furnizon flotacionin me energji elektrike. Po ashtu janë evidentuar dëmtime edhe në stabilimentet tjera përcjellëse në trafostacion”, u tha në njoftim.

Ndërmarrja tha se punëtorët e bllokuar në Stantërg – që gjendet afër Mitrovicës – nuk pësuan lëndime, teksa ekipet po punonin për rikthimin e furnizimit të energjisë elektrike.

Gani Osmani, përfaqësues i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, i tha REL-it se ekipi i shpëtimit ishte në gjendje gatishmërie.

“Jemi duke komunikuar me minatorët, gjendja e tyre është stabile. Ekipi është gati për reagim apo për t’iu dërguar ushqim, por pritet që shpejtë të rregullohet problemi me energji elektrike”, deklaroi më herët ai.

Ekipet e Trepçës dhe Kompanisë për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), punuan për ta ndrequr problemin në mënyrë që minatorët të dilnin më ashensorë.

Pa mjete pune në minierën e Trepçës

Minatorë në horizontin e dhjetë të Minierës se Stantërgut, Mitrovicë e Jugut.
1/20 Minatorë në horizontin e dhjetë të Minierës se Stantërgut, Mitrovicë e Jugut.
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.
Tre minatorë në grevë në një nga objektet minierës së Stantërgut. Ata kërkojnë paga dhe kushte më të mira pune. 
2/20 Tre minatorë në grevë në një nga objektet minierës së Stantërgut. Ata kërkojnë paga dhe kushte më të mira pune. 
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.
Minatorë duke pushuar në minierën e Stantërgut, 25 tetor 2023.
3/20 Minatorë duke pushuar në minierën e Stantërgut, 25 tetor 2023.
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.
Minatorët vazhdimisht duhet të kenë me vete llambën ndriçuese dhe helmetën mbrojtëse.
4/20 Minatorët vazhdimisht duhet të kenë me vete llambën ndriçuese dhe helmetën mbrojtëse.
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.
Minatorë duke pushuar në një nga hapësirat e ndara në horizontin e dhjetë të minierës. 
5/20 Minatorë duke pushuar në një nga hapësirat e ndara në horizontin e dhjetë të minierës. 
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.
Alban Ferati në vendin e tij të punës, panë makinërisë së vjetruar për eksploatim të xehes.
6/20 Alban Ferati në vendin e tij të punës, panë makinërisë së vjetruar për eksploatim të xehes.
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.
Trepça dikur ka qenë motor i ekonomisë së Kosovës dhe më gjerë.
7/20 Trepça dikur ka qenë motor i ekonomisë së Kosovës dhe më gjerë.
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.
Rënia e prodhimit në Trepçë ka nisur në vitet ’90 kur regjimi i atëhershëm i Serbisë vendosi masa të dhunshme në Kosovë. 
8/20 Rënia e prodhimit në Trepçë ka nisur në vitet ’90 kur regjimi i atëhershëm i Serbisë vendosi masa të dhunshme në Kosovë. 
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.
Vjetërsia mbi 50 vjet e pajisjeve për eksploatim të xehes dhe mungesa e mirëmbajtjes janë shndërruar në probleme të vazhdueshme për minatorët, të cilët kërkojnë kushte më të mira të punës.
9/20 Vjetërsia mbi 50 vjet e pajisjeve për eksploatim të xehes dhe mungesa e mirëmbajtjes janë shndërruar në probleme të vazhdueshme për minatorët, të cilët kërkojnë kushte më të mira të punës.
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.
Xehetar në horizontin e 10-të të minierës i fotografuar më 25 tetor 2023, ditën kur ekipi i Radios Evropa e Lirë vizitoi minatorët në këtë horizont, që gjendet rreth 750 metra nën tokë.   
10/20 Xehetar në horizontin e 10-të të minierës i fotografuar më 25 tetor 2023, ditën kur ekipi i Radios Evropa e Lirë vizitoi minatorët në këtë horizont, që gjendet rreth 750 metra nën tokë.   
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.
Minatorët i kanë thënë REL-it, se në shumicën e rasteve u duhet t'i sigurojnë vetë edhe pajisjet mbrojtëse në punë, siç janë çizmet.
11/20 Minatorët i kanë thënë REL-it, se në shumicën e rasteve u duhet t'i sigurojnë vetë edhe pajisjet mbrojtëse në punë, siç janë çizmet.
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.
Një shigjetë në hapësirën brenda minierës tregon drejtimin ku ajri është më i freskët.
12/20 Një shigjetë në hapësirën brenda minierës tregon drejtimin ku ajri është më i freskët.
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.
Sipas të dhënave zyrtare, nga minierat e Trepçës nga viti 1945 e deri në periudhën para vitit 1990, nxirreshin rreth 600 mijë tonë xehe në vit.
13/20 Sipas të dhënave zyrtare, nga minierat e Trepçës nga viti 1945 e deri në periudhën para vitit 1990, nxirreshin rreth 600 mijë tonë xehe në vit.
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.
Aktualisht, kapacitetet prodhuese janë më pak se 200 mijë tonë xehe në vit.
14/20 Aktualisht, kapacitetet prodhuese janë më pak se 200 mijë tonë xehe në vit.
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.
Punishte në horizontin e 10-të të minierës së Stantërgut.
15/20 Punishte në horizontin e 10-të të minierës së Stantërgut.
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.
Një pjesë e makinerive janë të degraduara, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes ose mungesës së investimeve.
16/20 Një pjesë e makinerive janë të degraduara, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes ose mungesës së investimeve.
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.
Disa mjete të vjetruara të punës.
17/20 Disa mjete të vjetruara të punës.
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.
Uniformat e punës të minatorëve duke u tharë.
18/20 Uniformat e punës të minatorëve duke u tharë.
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.
Në këtë hapësirë minatorët vendosin rrobat e tyre para se të fillojnë punën 
19/20 Në këtë hapësirë minatorët vendosin rrobat e tyre para se të fillojnë punën 
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.
Disa nga objektet e minierës se flotacionit Stantërg.
20/20 Disa nga objektet e minierës se flotacionit Stantërg.
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.
Previous slide
Next slide

Edhe në të kaluarën, në minierat e Trepçës ishin ngujuar minatorë, për shkak të problemeve me energji elektrike, por edhe telasheve të tjera.

Për shembull, më 2023 për shkak të një defekti të energjisë elektrike në një ashensor, disa minatorë kishin mbetur qindra metra nën tokë për disa orë.

Kompleksi metalurgjik Trepça është shoqëri aksionare: 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, 20 për qind janë të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

Sindikatat e minatorëve shpesh janë ankuar se minatorët punojnë pa mjete adekuate pune dhe në kushte të rrezikshme.

XS
SM
MD
LG