Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Mikhail Gorbachev: Jeta në foto
![Reagan dhe Gorbachev nënshkruan Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi, në Shtëpinë e Bardhë, në dhjetorin e 1987-ës. Më 1988, mbërritën reforma të mëtejshme me politikën e “glasnostit” (hapjes) të Gorbachevit, e cila mundësoi liri më të mëdha të shprehjes për qytetarët sovjetikë.](https://gdb.rferl.org/4667536f-ffae-4c00-a615-2a4a1a645f84_w1024_q10_s.jpg)
9
Reagan dhe Gorbachev nënshkruan Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi, në Shtëpinë e Bardhë, në dhjetorin e 1987-ës. Më 1988, mbërritën reforma të mëtejshme me politikën e “glasnostit” (hapjes) të Gorbachevit, e cila mundësoi liri më të mëdha të shprehjes për qytetarët sovjetikë.
![Gorbachev duke përqafuar udhëheqësin e Gjermanisë Lindore, Erich Honecker, pas mbërritjes në Berlinin Lindor, për ceremonitë e 6 tetorit 1989, për shënimin e përvjetorit të 40-të të themelimit të Republikës Demokratike Gjermane. Një muaj më vonë, Muri i Berlinit ra dhe gjermanolindorët vërshuan drejt Gjermanisë Perëndimore.](https://gdb.rferl.org/18934cd3-87ff-49ba-af21-1f523d5b7ac3_w1024_q10_s.jpg)
10
Gorbachev duke përqafuar udhëheqësin e Gjermanisë Lindore, Erich Honecker, pas mbërritjes në Berlinin Lindor, për ceremonitë e 6 tetorit 1989, për shënimin e përvjetorit të 40-të të themelimit të Republikës Demokratike Gjermane. Një muaj më vonë, Muri i Berlinit ra dhe gjermanolindorët vërshuan drejt Gjermanisë Perëndimore.
![Gorbachev dhe Papa Gjon Pali II duke shtrënguar duart në takimin e parë ndonjëherë ndërmjet një shefi të Kremlinit dhe një pape, në Vatikan, më 1 dhjetor 1989.](https://gdb.rferl.org/08790000-0a00-0242-687c-08da8b1dde95_w1024_q10_s.jpg)
11
Gorbachev dhe Papa Gjon Pali II duke shtrënguar duart në takimin e parë ndonjëherë ndërmjet një shefi të Kremlinit dhe një pape, në Vatikan, më 1 dhjetor 1989.
![Presidenti çekosllovak, Vaclav Havel, duke shtrënguar duart me Gorbachevin, teksa shkëmbenin dokumente për tërheqjen e trupave sovjetike, në Moskë, më 26 shkurt 1990](https://gdb.rferl.org/dbd87527-dd24-403b-b767-699979204989_w1024_q10_s.jpg)
12
Presidenti çekosllovak, Vaclav Havel, duke shtrënguar duart me Gorbachevin, teksa shkëmbenin dokumente për tërheqjen e trupave sovjetike, në Moskë, më 26 shkurt 1990