Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Mikhail Gorbachev: Jeta në foto
![Ish-udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbachev, i cili ka vdekur më 30 gusht 2022, në moshën 91-vjeçare, duke folur gjatë një prezantimi të autobiografisë së tij, “Gorbachev në jetë”, më 29 shkurt 2016. “Sa më shumë që mendoj për jetën time, aq më shumë e shoh se ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme kanë ndodhur papritmas”, ka thënë Gorbachev.](https://gdb.rferl.org/1b9ebc7d-7812-4a4b-9749-c9116822df91_w1024_q10_s.jpg)
1
Ish-udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbachev, i cili ka vdekur më 30 gusht 2022, në moshën 91-vjeçare, duke folur gjatë një prezantimi të autobiografisë së tij, “Gorbachev në jetë”, më 29 shkurt 2016.
“Sa më shumë që mendoj për jetën time, aq më shumë e shoh se ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme kanë ndodhur papritmas”, ka thënë Gorbachev.
“Sa më shumë që mendoj për jetën time, aq më shumë e shoh se ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme kanë ndodhur papritmas”, ka thënë Gorbachev.
![Gorbachev i ri duke pozuar për një fotografi në moshën 19-vjeçare, me një medalje të punës, që e kishte fituar për ngasjen e një kombajne në rrafshnaltat e Rusisë jugore.](https://gdb.rferl.org/08790000-0a00-0242-c448-08da8b1dde95_w1024_q10_s.jpg)
2
Gorbachev i ri duke pozuar për një fotografi në moshën 19-vjeçare, me një medalje të punës, që e kishte fituar për ngasjen e një kombajne në rrafshnaltat e Rusisë jugore.
![Gorbachev i ri duke udhëhequr një delegacion të Partisë Komuniste në Stavropol, më 1966. Pikërisht në Stavropol ai kishte filluar karrierën e tij në partinë që një ditë edhe do ta drejtonte.](https://gdb.rferl.org/55bd3c36-66c4-4053-b826-784a6256b1f8_w1024_q10_s.jpg)
3
Gorbachev i ri duke udhëhequr një delegacion të Partisë Komuniste në Stavropol, më 1966. Pikërisht në Stavropol ai kishte filluar karrierën e tij në partinë që një ditë edhe do ta drejtonte.
![Gorbachev (i treti nga e djathta) gjatë festimit të Revolucionit të Tetorit në Stavropol, në vitet e 1960-ta. Komunisti i ri u ngrit shpejt në hierarkinë e partisë.](https://gdb.rferl.org/4e8eb410-5eb9-4712-b140-62fb29721973_w1024_q10_s.jpg)
4
Gorbachev (i treti nga e djathta) gjatë festimit të Revolucionit të Tetorit në Stavropol, në vitet e 1960-ta. Komunisti i ri u ngrit shpejt në hierarkinë e partisë.