Që nga marrja e detyrës, presidenti amerikan, Donald Trump, ka hequr dorë nga udhëzimet e kohës së Joe Bidenit që kufizuan arrestimin e personave që s'kishin të kaluar kriminale, dhe urdhëroi organet e tjera federale të zbatimit të ligjit të ndihmonin me punën e imigracionit, dhe hoqi politikën e ish-presidentit Bidenit që kufizonte zbatimin e ligjit në shkolla, kisha dhe spitale. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Arrestime e dëbime: Operacionet kundër imigrantëve ilegalë në SHBA
- Reuters

9
Azilkërkuesit shikojnë nga dritarja e një strehimoreje emigrantësh pasi morën email nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së (CBP), që i informonte ata se takimet e tyre ishin anuluar, në ditën e inaugurimit për mandatin e dytë presidencial të Trumpit. Meksikë, 20 janar.

10
Pjesëmarrës në një seminar me temën "Njih të drejtat e tua" në një kishë, mes dëbimeve të vazhdueshme në të gjithë zonën e Çikagos, më 28 janar.

11
Një grua mbështet kokën në dy duart derisa merr pjesë në një shërbim në Kishën e Komunitetit Fillestar, e cila ndihmon anëtarët e komunitetit të emigrantëve të sapoardhur, mes shqetësimeve për dëbim, pas intensifikimit të masave nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave i SHBA-së (ICE) ndaj emigrantëve, në Çikago, 26 janar.

12
Protestuesit që kundërshtojnë bastisjet e mundshme të ICE-së në shkollat publike dhe këndojnë jashtë Departamentit shtetëror të Arsimit, gjatë takimit të bordit të tij, në Oklahoma, 28 janar.