Ndërlidhjet

Meta prezanton robotët me “personalitet”


Shefi i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg.
Shefi i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg.

Kompania Meta e ka prezantuar një seri të re të softuerit – gjerësisht të njohur si robotë – që e imiton të folurën e njeriut përmes teksteve apo zërit.

Këta robotë do të kenë “personalitet” dhe do të specializohen në disa fusha të caktuara, siç janë pushimet apo këshilla për gatim.

Kjo është një tjetër përpjekje e Metas që të jetë konkurrente në garën mes kompanive të teknologjisë për të prodhuar inteligjencë artificiale më të saktë dhe më të personalizuar.

Robotët janë ende duke u avancuar, ka thënë shefi i Metas, Mark Zuckerberg.

Në Kaliforni, në një ngjarje të organizuar nga kjo kompani, Zuckerberg ka thënë se viti 2023 ka qenë “vit fantastik për inteligjencën artificiale”.

Podkast: A po bëhet e frikshme inteligjenca artificiale?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:17:51 0:00

Ai ka thënë se ideja është që të krijohen robotë që nuk dizajnohen vetë për t’iu përgjigjur pyetjeve.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me kërkesa për përgjigje. Robotët do të kthehen në argëtim”.

Këta robotë do të mund të përdoren brenda ditësh, mirëpo në fazën e parë do të jenë të qasshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Njoftimi i Metas për robotët është bërë në të njëjtën ditë kur rivali i saj OpenAi – krijues i aplikacionit ChatGPT – e ka konfirmuar se softueri i tij mund të bëjë kërkime në internet, për t’iu ofruar përdoruesve informacionin e fundit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG