Gjatë javës që kaloi, Radio Evropa e Lirë (REL), ndër të tjera, ka raportuar për mungesën e rezultateve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës në familje, përfitimet që mund të ketë rajoni dhe Kosova nga një bazë e përhershme amerikane, planet për afganët që janë strehuar në Kosovë si dhe problemet e boksierëve kosovarë për të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar të boksit në Serbi.
Ju sjellim edhe njëherë këto, dhe temat tjera, për të cilat raportuam gjatë javës.
Drejtësia që zhgënjen gratë
Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, vendimet e ulëta e qesharake nga ana e gjykatave, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë së Kosovës, janë disa nga faktorët që, sipas Rrjetit të Grave të Kosovës, po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje.
Lexo edhe këtë: “Nuk po mundem të marr frymë”
Përfitimet nga një bazë amerikane në Kosovë
Një bazë e përhershme ushtarake e Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Kosovë do të rriste sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, vlerësojnë njohësit e çështjeve të sigurisë, dhe ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.
Qeveria e Kosovës më 15 tetor njoftoi se i ka ofruar mundësinë Shteteve të Bashkuara që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë.
- Kosova rrit numrin e pjesëtarëve të FSK-së
- Kosova dhe SHBA-ja diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit në mbrojtje
Prapa dyerve të mbyllura, refugjatët afganë në Kosovë presin vizat
Mbi 750 shtetas afganë, të cilët ikën nga Afganistani pasi talibanët morën kontrollin mbi këtë shtet në muajin gusht, ende gjenden në Kosovë. Për dallim nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ku shtetasit afganë që po gjejnë strehim atje janë të lirë të lëvizin jashtë hapësirave ku ata janë të vendosur, për afganët që strehohen në Kosovë ka masa më të rrepta të sigurisë.
Çmimet e papërballueshme për nivelin e pagave
Paga mujore që merr, Nexhmendin Ibrahimi, një qytetar nga Prishtina, nuk i mjafton për të siguruar furnizimin me ushqim. Nga paga e tij, çdo muaj, ai ndanë 250 euro për shportën e konsumit. Por, në fillim të muajit tetor, kjo vlerë ka qenë e pamjaftueshme për të mbuluar nevojat e familjes së tij gjashtë anëtarëshe.
Ja sa janë shtrenjtuar artikujt në Kosovë:
Lexo edhe: Qeveria dorëlirë në prag të zgjedhjeve
Infrastruktura e pakompletuar e pengon zhvendosjen në Hade të Re
Tri shtëpi në fshatin Hade të Obiliqit po qëndrojnë të rrethuara me ekskavatorë e pluhur nga mihja për qymyr në këtë zonë.
Ndalimi i mundshëm i "sportit ilegal" serb në Kosovë
Klubet sportive që nuk janë pjesë e Federatave Nacionale të Kosovës janë të detyruar që të zbatojnë ligjet e Kosovës gjatë organizimit të aktiviteteve, ku parashihen edhe sanksione ndaj personave, apo subjekteve nëse ligji nuk zbatohet. Ministria e Kulturës ka paralajmëruar masa, pasi që të dielën Beogradi zyrtar nuk lejoi që boksierët e Kosovës të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që po mbahet në kryeqytetin serb, për shkak të simboleve shtetërore.
Lexo edhe:
Më shumë materiale: www.evropaelire.org
Facebook Forum