Ndërlidhjet

SHBA-ja emëron Palmerin mbikëqyrës të reformës zgjedhore në Bosnje


Ish i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Ish i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Shtetet e Bashkuara e kanë emëruar ish të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, si person përgjegjës për të mbikëqyrur programin e reformës zgjedhore në Bosnje e Hercegovinë, një vendim ky, që Uashingtoni thotë se është shenjë e përkushtimit të tij në rajon.

Gabriel Escobar, që më herët gjatë këtij muaji është emëruar Zëvendësndihmës Sekretar për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 17 shtator se Palmeri do të jetë njeriu kryesor i SHBA-së për këtë temë.

Escobari tha se reforma zgjedhore në Bosnje është një prej hapave të parë që duhet të adresohen, në mënyrë që Ballkani Perëndimor të bëhet “më funksional” si shtet.

“Jam shumë i lumtur që Matt (Palmer) do të vazhdojë të bëjë punën e tij sepse ai ka njohuri të jashtëzakonshme, ka kontakte të jashtëzakonshme dhe vizion të madh sesi zgjedhjet në Bosnje duhet të funksionojnë”, tha Escobar.

Ai shtoi se zgjedhjet duhet të jenë “më transparente, më të përgjegjshme ndaj vullnetit të njerëzve”.

Disa analistë rajonalë kanë qenë kritikë ndaj asaj që ata e kanë cilësuar si tërheqje të angazhimit të SHBA-së në rajon, posaçërisht në Bosnje, që prej fillimit të vitit 2000.

Escobari tha se emërimi i Palmerit si zyrtari kryesor për zgjedhjet në Bosnje është “një shenjë e rëndësishme” e përkushtimit amerikan ndaj këtij shteti.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG