Ndërlidhjet

Mariupoli: Jeta mes rrënojash në qytetin e okupuar

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 21 prill e shpalli “të suksesshëm” atë që ai e quajti “çlirim” të qytetit-port të Mariupolit, në Ukrainë. Qyteti-port me rëndësi strategjike tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.

Nëpërmjet një shkrimi në kanalin e tij, në Telegram, më 12 maj, një këshilltar i kryetarit të Mariupolit, Petro Andryushchenko, përmendi shifra ruse, sipas të cilave vetëm 9,610 banorë kishin marrë ushqim atë ditë. “Unë mendoj se kjo është përgjigje mjaftueshëm e qartë ndaj pyetjes nëse ka mjaftueshëm ushqim në qytet, dhe nëse okupatorët po i ushqejnë njerëzit”, ka thënë ai.

Nëse Rusia e mban Mariupolin nën kontroll, ai do t’i mundësonte asaj një korridor tokësor ndërmjet Gadishullit të okupuar të Krimesë, dhe separatistëve të mbështetur nga Moska në rajonin lindor ukrainas të Donbasit.

(Përgatiti: Trim Haliti)


XS
SM
MD
LG