Ndërlidhjet

Macron mesazh Maqedonisë së Veriut: Propozimi nuk është i përsosur, por ju fut në BE


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përmes një letre i është drejtuar parlamentit dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarisë, i cili sipas Macronit, i hap rrugën integrimit evropian.

“Një mundësi historike po hapet, zgjedhja është e juaja”, u tha qytetarëve maqedonas presidenti francez Emmanuel Macron, në letrën e publikuar të enjten nga ambasada franceze në Shkup.

Macron nuk pretendon se propozimi francez është i përsosur, por thotë se e fut vendin në Bashkimin Evropian. Sipas kreut të shtetit francez, “propozimi e konsideron Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë si themelin e vlerave evropiane” andaj edhe ka theksuar nevojën për rishikimin e kushtetutës për integrimin e komuniteteve të reja në të.

“Vendi juaj është tashmë një shembull i bashkëjetesës në Evropë”, thekson Macron në letër.

“Tani ju takon ju maqedonasve të deklaroheni. Fuqia për të ndryshuar rrjedhën e historisë është tani në duart tuaja. Nuk do t'ju them se kjo marrëveshje është e përsosur, por do të pastrojë rrugën tuaj evropiane. Si çdo marrëveshje, edhe kjo bazohet në kompromise dhe ekuilibër. Kjo marrëveshje nuk e vë në dyshim ekzistencën zyrtare të gjuhës maqedonase, e cila është pjesë përbërëse e identitetit tuaj”, ka shkruar Macron.

Duke iu referuar marrëveshjeve të Ohrit dhe Prespës, me të cilat Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s, Macron thotë se “populli maqedonas ka fituar respektin e gjithë Evropës dhe dinjiteti i fituar i popullit maqedonas nuk do të vihet kurrë në dyshim”.

Me mesazhe të ngjashme këto ditë kanë qëndruar në Shkup edhe kreu i Këshillit Evropian Charles Michel dhe i dërguari i posaçëm gjerman për Ballkanin, Manuel Sarrazin.

Propozimi francez është mbështetur nga Bullgaria e cila edhe vendosi të heq veton për Shkupin për nisjen e bisedimeve me BE-në, që e kishte vendosur në nëntor të vitit 20202.

Partitë qeverisëse në Shkup mbështetin propozimi francez, por ai kundërshtohet nga opozita maqedonase e cila tani pesë ditë po organizon protesta të cilat u përshkallëzuan edhe në dhunë nëpër rrugët e Shkupit.

Opozita maqedonase që udhëhiqet nga VMRO DPMNE-ja konsideron se propozimi vë në dyshim ekzistimin e gjuhës dhe identitetit maqedonas.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG