Algat gjelbërojnë lumin e Serbisë
- Reuters
Lumi Sava në Beograd ka marrë ngjyrë të gjelbër pasi është mbuluar me një shtresë të trashë algash jeshile. Lulëzimi i algave është rezultat i nxehtësisë së zgjatur dhe reshjeve minimale, thonë shkencëtarët. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Njerëzit duke lundruar me një varkë në hyrje e lumit Sava, ku uji është mbuluar me alga që marrin hov në mjedis të ngrohtë dhe të ndotur, Beograd, Serbi, 2 shtator 2024.

2
Një imazh nga lart tregon një varkë duke lundruar mes ujërave të lumit Sava të mbuluara me alga.

3
Profesoresha Gordana Subakov Simiq, një hidrologe dhe algologe, e lidhi lulëzimin e algave me ndryshimet e fundit klimatike, me temperaturat e larta të ujit dhe nivelet e reduktuara të oksigjenit që dëmtojnë botën ujore.

4
Një mjellmë duke notuar në ujin e mbuluar me alga të lumit Sava në Beograd, Serbi.
"Këto ndryshime klimatike janë ato që ne po shohim tani... kjo është katastrofike për rrugët ujore", i tha ajo agjencisë Reuters.
"Këto ndryshime klimatike janë ato që ne po shohim tani... kjo është katastrofike për rrugët ujore", i tha ajo agjencisë Reuters.