Ndërlidhjet

Lukashenka: Do të ketë armë bërthamore për të gjithë


Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.
Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, tha se nëse ndonjë shtet tjetër dëshiron të anëtarësohet në një union Rusi-Bjellorusi, atëherë “do të ketë armë bërthamore për të gjithë”.

Në një intervistë të publikuar në televizionin shtetëror rus mbrëmjen e 28 majit, Lukashenka, aleat i presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, tha se duhet “kuptuar strategjikisht” se Minsku dhe Moska kanë një mundësi unike për t'u bashkuar.

“Askush nuk është kundër që Kazakistani dhe vendet e tjera t’i kenë të njëjtat marrëdhënie të ngushta që i kemi ne me Federatën Ruse”, tha Lukashenka.

“Nëse dikush është i shqetësuar ... [atëherë] është shumë e thjeshtë: bashkohuni me shtetin e Bashkimit të Bjellorusisë dhe Rusisë. Kjo është e gjitha: do të ketë armë bërthamore për të gjithë”.

Ai shtoi se kjo ishte pikëpamja e tij dhe jo e Rusisë.

Rusia i vazhdoi javën e kaluar planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, në atë që do të ishte dislokimi i parë i kokave bërthamorë jashtë Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Ky plan ka nxitur shqetësime në Perëndim.

Rusia e përdori territorin e Bjellorusisë si pikënisje për nisjen e pushtimit të paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar dhe që atëherë bashkëpunimi ushtarak mes tyre është intensifikuar. Dy vendet kanë mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake në Bjellorusi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG