Lodhje dhe zhgënjim teksa ushtarët e Ukrainës vazhdojnë luftën
Me gjithë mbështetjen e lëkundur financiare që ka detyruar ushtrinë ukrainase t'i zvogëlojë operacionet, Kievi është i vendosur të triumfojë kundër forcave të Moskës, ndërsa bëhet gati për një dimër tjetër në luftën tashmë rraskapitëse. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
1
Ushtarët ukrainas qëllojnë me një obus vetëlëvizës Archer të prodhimit suedez në pozicionet ruse në rajonin e Donjeckut të Ukrainës lindore, më 16 dhjetor.
Forcat e Kievit po përballen me mungesë predhash artilerie dhe kanë pakësuar disa operacione ushtarake për shkak të mungesës së ndihmës së huaj, tha një gjeneral i lartë i ushtrisë për Reuters.

2
Një ushtar nga Brigada e 45-të e Artilerisë e Ukrainës ushqen një qen endacak pranë obusit vetëlëvizës Archer.
Gjenerali i brigadës, Oleksandr Tarnavskiy, foli pasi ligjvënësit republikanë e bllokuan një paketë ndihme të SHBA-së pë Ukrainën dhe Hungaria bllokoi fondet e Bashkimit Evropian për Kievin, i cili po lufton kundër pushtimit rus.

3
Një ushtar ukrainas duke patrulluar në pyll.
"Ka një problem me municionet, veçanërisht [predhat] post-sovjetike - janë 122 milimetra dhe 152 milimetra. Dhe, sot këto probleme ekzistojnë në të gjithë vijën e frontit", tha Tarnavskiy në një intervistë, duke shtuar se mungesa e predhave të artilerisë ishin një "problem shumë i madh" dhe rënia e ndihmës së huaj ushtarake kishte ndikim në fushën e betejës.

4
Ushtarët ukrainas të hipur në një kamion në rajonin e Donjeckut.
"Vëllimi [i artilerisë[ që kemi sktualisht nuk na mjafton sot, duke pasur parasysh nevojat tona. Pra, ne po i rishpërndajmë ato. Ne po i riplanifikojmë detyrat që ia kishim vendosur vetes dhe i bëjmë ato më të vogla, sepse ne duhet t'i sigurojmë ato", tha gjenerali Tarnavskiy pa dhënë detaje.