Raketa ruse shkatërron një banesë shumëkatëshe në Ukrainë
Si pasojë e sulmeve të reja kundër Ukrainës, më 14 janar, Rusia ka shkatërruar një ndërtesë nëntëkatëshe banimi në qytetin e Dnjipros, duke lënë të vdekur nëntë persona dhe duke plagosur dhjetëra tjerë. Të tjerë besohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Ndërtesa, po ashtu, është shkatërruar rëndë. Sipas zyrtarëve, raketat kanë goditur edhe objekte të infrastrukturës kritike në rajonin e Harkivit, i cili gjendet në kufi me Rusinë dhe në Lviv, qytet ukrainas në afërsi me Poloninë.
Përmbajtja
-
28 prill 2025
Policia e Kosovës në krizë gradimesh
-
24 prill 2025
Rusia kryen sulm masiv në kryeqytetin e Ukrainës