Ndërlidhjet

Orban futet në listën e “armiqve të lirisë së shtypit”


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Organizata e Reporterëve pa Kufij e përfshiu kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, në listën e saj vjetore të “armiqve të lirisë së shtypit”.

Është hera e parë që kryetari i një qeverie të Bashkimit Evropian shfaqet në këtë listë, së bashku me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, presidentin e Sirisë, Bashar Al-Assad, e të tjerë.

Vëzhguesi i mediave tha se Orban dhe partia e tij Fidesz “e kanë sjellë peisazhin mediatik të Hungarisë, hap pas hapi, nën kontrollin e tyre”, qëkur kanë marrë pushtetin në vitin 2010.

Grupi tha se Orban i shënjestroi mediat me mjete të tilla si “mashtrimet politiko-ekonomike, diskreditimi dhe vetëcensura”.

Sipas Reporterëve pa Kufij, shtypi rajonal i Hungarisë ka qenë plotësisht në pronësi të sipërmarrësve që janë miq me Orbanin, që nga vera e vitit 2017.

“Në vjeshtën e vitit 2018, gati 500 kompani mediatike pro-qeveritare janë bashkuar në një kompani, për të koordinuar mbulimin e tyre”, thanë Reporterët pa Kufij.

Në Indeksin e Lirisë së Shtypit, të përpiluar nga Reporterët pa Kufij këtë vit, Hungaria është renditur e 92-ta në mesin e 180 vendeve.

Lista e “armiqve të lirisë së shtypit” përfshin 37 udhëheqës të shteteve dhe qeverive që shtypin lirinë e mediave.

Lista përfshin udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, presidentin rus, Vladimir Putin, Alyaksandr Lukashenkën e Bjellorusisë, Ramzan Kadyrovin e Çeçenisë, Emomali Rahmonin e Taxhikistanit dhe Gurbanguly Berdymukhammedovin e Turkmenistanit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG