Liqeni i Batllavës dhe ai i Badovcit, nga ku furnizohet me ujë një pjesë e Prishtinës me rrethinë, kanë arritur në kuotat maksimale të ujit si rezultat i të reshurave gjatë javëve të fundit. Në periudhën e njëjtë të vitit 2020, këta rezervuarë kishin rënë deri në minus dhjetë metra nga kuota normale. Viteve të fundit, një pjesë e madhe e Prishtinës dhe disa qytete përreth furnizohen me ujë edhe nga Liqeni i Ujmanit që gjendet në veri të vendit.
Të reshurat mbushin Batllavën dhe Badovcin
![Pamje nga Liqeni i Batllavës. ](https://gdb.rferl.org/5369727d-9a8f-4458-945f-5241eff21c35_w1024_q10_s.jpg)
1
Pamje nga Liqeni i Batllavës.
![Disa të rinj duke lundruar me barka në Liqenin e Batllavës. ](https://gdb.rferl.org/cb820004-2ef7-4662-92a9-b16a4f739077_w1024_q10_s.jpg)
2
Disa të rinj duke lundruar me barka në Liqenin e Batllavës.
![Pamje e fshatit Orllan ku shtrihet një pjesë e Liqenit të Batllavës. ](https://gdb.rferl.org/c3ab4799-380d-4680-babf-e74ff94bab1f_w1024_q10_s.jpg)
3
Pamje e fshatit Orllan ku shtrihet një pjesë e Liqenit të Batllavës.
![Një i ri duke lundruar me kajak në Liqenin e Badovcit, në periferi të Prishtinës. ](https://gdb.rferl.org/8a05e86a-97bd-4741-bec2-bf09ca2400c4_w1024_q10_s.jpg)
4
Një i ri duke lundruar me kajak në Liqenin e Badovcit, në periferi të Prishtinës.