Ligjvënësit ukrainas propozojnë dekriminalizimin e pornografisë
Deputetët e Parlamentit të Ukrainës janë duke propozuar një legjislacion të ri që do ta shfuqizonte ligjin e vitit 2001 kundër pornografisë. Sipas tyre, ligji aktual i ndëshkon njerëzit dhe mundëson korrupsion në polici. Persona që merren me pornografi, që e mbështesin këtë ndryshim, i kanë mbledhur 850.000 dollarë si ndihmë për luftën në Ukrainë, duke i shitur fotografitë për t’i rritur fondet. Në Ukrainë regjistrohen çdo vit rreth 1.200 akuza të lidhura me pornografi, dhe secili që ka në telefon fotografi të dikujt tjetër lakuriq, është subjekt i ndjekjes penale. (Përgatitën: Krenare Cubolli & Lendi Susuri)
Përmbajtja
-
31 tetor 2025Treni që humbën Kosova dhe Serbia
-
29 tetor 2025Dhuna kundër turqve: Çfarë po ndodh në Mal të Zi?
-
26 tetor 2025“Drejt zgjedhjeve”: Kurti s’e bën Qeverinë