Në një atmosferë të tensionuar, Kuvendi i Maqedonisë me 64 vota për e ka miratuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili zyrtarizon përdorimin e gjuhës shqipe në nivelin lokal dhe qendror të pushtetit.
Miratimi i këtij ligji është bërë pa përfillur 35 mijë amendamente të propozuara nga partia opozitare, VMRO-DPMNE.
Për këtë arsye deputeti dhe ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka tentuar ta pengoj votimin, duke thënë se po votohet në mënyrë jo ligjore.
Por, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk pranoi që të ndërpritet seanca. Aty te foltorja, ka dalë deputeti Gruevski duke provuar që ta pengojë votimin. Ai ka ndërhyrë edhe tek vendi ku rrinte ulur kryetari Xhaferi, të cilin e ka lagur edhe me një gotë ujë, çka e ka detyruar sigurimin të ndërhyjë për të mos eskaluar situata.
Sidoqoftë, ligji është votuar dhe miratuar.
Pas seancës, gjatë një konference për media, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ta se Ligji për përdormin e gjuhëve është miratuar në përputhje me regulloren e punës e punës së parlamentit dhe në asnjë mënyrë nuk janë shkelur proceduarat.
Xhaferi tha se Ai nuk do të merr masa kundër sjelljes së Nikolla Gruevskit megjithëse është shprehur se sjelljen e tij do ta dënojnë qyetarët.
“Unë si kryetar i parlamentit nuk kam nevojë dhe arsye që të ndërmar masa ndaj Nikolla Greuevskit. Mendoj se vetë sjellja e tij flet mjaft. Njëherësh besoj se qyatarët e Maqedonisë ashtu sic morën masa ndaj veprimeve të këtilla në zgjedhjet e fundit lokale do t’i tregojnë të njëjtit se ku e ka vendin edhe në zgjedhjet e tjera”, tha Xhaferi.
Po lidhur me zhvillimet në Kuvendin e Maqedonisë ka reaguar edhe Lidhja Social demokrate e Maqedonisë, e kryeministrit Zoran Zaev, duke e quajtur VMRO DPMNE-në, parti që synon të bllokojë punën e Kuvendit.
“Njëkohësisht kjo vërteton se Hristian Mickoski si lider i kësaj partie është marionetë e të dyshuarit Gruevski dhe se nuk posedon kapacitete që të reformojë VMRO-në. I dyshuari Gruevski, i cili 11 vite nëpërmjet politikave të krimit, dhunës, urrejtjes dhe ndarjeve ka shkatërruar Maqedoninë, vazhdon të punojë në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe shtetit”, theksohet në reagimin me shkrim të socialdemkratëve.
Krahas kundërshtimeve të opozitës në seancë, edhe një grup i qytetarëve ishte grumbulluar para ndërtesës së Kuvendit për të protestuar dhe kërkuar që ligji të mos miratohej.
Ata kanë brohoritur “tradhtarë”, “kombi nuk është në shitje” dhe “shitës të shtetit”. Megjithëse protesta po vazhdon të jetë e qetë dhe pa ndonjë incident para godinës së institucionit ligjdhënës vërehet një prani e theksuar e forcave policore.
Në përgjithësi, seanca ka kaluar nën tensione. Në fillim të seancës kryetari i Grupit Parlamentar të partisë opozitare, VMRO DPMNE, Ilia Dimovski tha se kësaj partie politike me pa të drejtë po i mohohet e drejta për dorëzimin e amendamenteve gjatë leximit të tretë të ligjit.
VMRO-DPMNE kishte proceduar rreth 35 mijë amendamenteve për plotësim-ndryshimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, veprim ky që nga partitë shqiptare në Maqedoni ishte cilësuar si përpjekje për bllokimin e tërësishëm të ligjit.
Lideri i Bashkimit Demkratik për Integrim, partisë kjo shqiptare në pushtet, Ali Ahmeti, ndërsa po hynte në Kuvend tha se “debati për ligjin për gjuhët është shterur dhe i njëjti më nuk ka nevojë për shqyrtim”.
Ndërkaq Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela para fillimit të seancës parlamentare tha se pavarësisht që ai dhe partia e tij nuk janë më pjesë e Qeverisë, do të votojnë për miratimin e ligjit, sipas marrëveshjes kur kishte qenë pjesë e koalicionit qeverisës.
“Unë kam ardhur të votoj ligjin e gjuhëve bazuar në marrëveshjen e formimit të qeverisë”, tha Sela.
Ndryshe leximi i tretë i ligjit që rregullon përdorimin e gjuhëve vjen pasi presidenti i shtetit nuk e dekretoi të njëjtin. Ky ligj ishte miratuar në Kuvend në muajin janar, me 69 vota.