Ndërlidhjet

Disa të lënduar në Shtutgart, pasi vetura godet këmbësorët


Shtutgarti. (Fotografi nga arkivi)
Shtutgarti. (Fotografi nga arkivi)

Disa njerëz janë lënduar në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Shtutgart, pasi një veturë u përplas në një grup këmbësorësh, njoftuan autoritetet të premten.

Shoferi i veturës u arrestua në vendngjarje, sipas autoriteteve.

Policia tha në X se “tani për tani nuk ka asnjë provë se ky ishte sulm, apo akt i qëllimshëm” dhe se të gjitha të dhënat deri më tani tregojnë se ka qenë një “aksident tragjik rrugor”.

Policia tha se ngjarja ndodhi në një stacion mbitokësor të metrosë në qendër të Shtutgartit.

Shoferi i veturës Mercedes me ngjyrë të zezë që u përfshi në këtë aksident, u arrestua, tha një zëdhënës i policisë, sipas agjencisë së lajmeve DPA.

Autoritetet gjermane e kanë nisur një hetim për rastin dhe e kanë rrethuar zonën.

Policia është duke i marrë në pyetje dëshmitarët e rastit, ndërsa shërbimet e metrosë në atë pjesë të qytetit janë pezulluar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG