Ndërlidhjet

Një polic francez lëndohet nga një shpërthim përballë një sinagoge


Oficerët francezë qëndrojnë pranë një sinagoge, ku shpërtheu një veturë në La Grande-Motte, në jug të Francës, 24 gusht.
Oficerët francezë qëndrojnë pranë një sinagoge, ku shpërtheu një veturë në La Grande-Motte, në jug të Francës, 24 gusht.

Një oficer i policisë franceze është lënduar të shtunën kur një veturë e kapluar nga zjarri shpërtheu në parkingun e një sinagoge në qytetin bregdetar La Grande-Motte, tha një zyrtar i unionit të policisë.

Policia tha se po e heton këtë incident si tentim zjarrvënie e qëllimshme.

“Një veturë shpërtheu përballë sinagogës në La Grande-Motte. Një oficer lokal u lëndua”, shkroi në X William Maury nga unioni i Aleancës së Policisë Nacionale.

Ai tha për BFM TV se polici i lënduar është jashtë rrezikut për jetë.

Mediat lokale raportuan se dy vetura u përfshinë nga zjarri dhe së një njërën prej tyre ndodhej një bombol gazi.

Policia e konfirmoi rastin si tentim zjarrvënie e qëllimshme, por nuk dha hollësi.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, tha se policia është në kërkim të një të dyshuari.

“Dua t’i sigurojë qytetarët tanë hebrenj dhe qytetin [Le Grande-Motte] se e kanë gjithë mbështetjen time dhe dua të them se, me kërkesën e presidentit Emmanuel Marcon, janë duke u marrë të gjitha masat për ta gjetur autorin”, shkroi ai.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG