Ekipi i Radios Evropa e Lirë siguroi qasje në laboratorin e Agjencisë së Forenzikës në Kosovë, ku ekzaminohen paratë false. Ekspertë të kësaj agjencie raportojnë për shtim të monedhave dhe kartëmonedhave të falsifikuara në vitin 2023. Sipas tyre, në nëntë muajt e parë të këtij viti u ekzaminuan mbi 35.000 monedha të falsifikuara dhe 2.209 kartëmonedha të falsifikuara. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ata ekzaminuan 9.309 monedha të falsifikuara dhe 645 kartëmonedha.
Në laboratorin ku ekzaminohen paratë false
![Agjencia e Kosovës për Forenzikë. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-ee0a-08dbdfa09ba7_w1024_q10_s.jpg)
17
Agjencia e Kosovës për Forenzikë.